Bota

Johnson flet në parlamentin ukrainas: Ukraina do të fitojë, ajo do të jetë e lirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:35 - 03/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri britanik, Boris Johnson iu drejtua parlamentit të Ukrainës përmes një video-telefonate, duke i thënë se: Ukraina do të fitojë, Ukraina do të jetë e lirë.

Kryeministri e cilësoi fjalimin si një “nder të madh”, duke thënë:

Përshëndes guximin me të cilin po takoheni, mënyrën se si keni vazhduar të takoheni, pavarësisht një sulmi barbar ndaj lirive tuaja”.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të bëjë “çfarëdo që mundet” për të kërkuar llogari nga Rusia për krimet e luftës në Bucha, Irpin dhe Hostomel.

Ndër të tjera ai tha: “Kam bredhur në rrugët e bukura të kryeqytetit tuaj dhe kam parë mjaftueshëm për lirinë e Ukrainës për të ditur se Kremlini po bënte një llogaritje të gabuar, një gabim të tmerrshëm”.

Sot ju i keni vërtetuar se ata e kanë plotësisht gabim, secili nga ata ekspertë ushtarakë që thanë se Ukraina do të binte. E ashtuquajtura forca e parezistueshme e makinerisë së luftës së Putinit është thyer mbi objektin e palëvizshëm të patriotizmit ukrainas dhe dashurisë për atdheun. Kjo është ora më e mirë e Ukrainës – që do të mbahet mend dhe rrëfehet për brezat që do të vijnë,”-tha Johnson./Opinion.al

Pas