Filmi i realizuar në vitin 2011 “The Rum Diary”, mund te ketë qenë një dështim për sa i përket të ardhurave që ka sjellë, por për Johnny Depp ka sjellë një tjetër sukses, pasi aty ai ka gjetur bashkëshorten e tij Amber Heard.
Aktori 52-vjeçar ka zbuluar pas përfundimit të xhirimeve të filmit se kishte rënë në dashuri me 29-vjeçare.
30E6D7BF00000578-3434507-image-m-139_1454724874730“Ajo ishte në mendjen time gjatë gjithë kohës, kështu që nuk iu ndava më. Ishte e mahnitshme”, ka thënë Johnny në skenën e ceremonisë së “International Film Festival”, në Santa Barbara. Çifti u martua në shkurt 2015 në shtëpinë e tyre në Los Angeles, në praninë e miqve dhe familjarëve. /gazeta-Shqip.com/