Johnny Depp ka mohuar të jetë i dhunshëm dhe tha se historia me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard e ka kthyer nga “Hirushe në Kuazimodo”.
“E ndjeja që njerëzit më shikonin ndryshe pasi ajo tha se e kisha dhunuar, gjë të cilën nuk e kam bërë”, tha Depp.
Më tej, aktori theksoi se të fuqishmit e Hollivudit po mundohen që “t’i mbyllin gojën” dhe shtoi se është gati që të lërë aktrimin nëse ajo që ai e quan konspiracion ndaj tij do të vazhdojë.
“E vërteta do të dalë në shesh dhe reputacioni im do të vihet në vend”, tha i bindur Johnny Depp.