Aktualitet

Johannes Hahn reagon për situatën e tërmeteve: BE do të ofrojë ndihmë


               Publikuar në : 12:23 - 22/09/19 |
Al Do

Eurodeputeti Johannes Hahn ka reaguar në Twitter në lidhje me tërmetet e 24 orëve të fundit që kanë tronditur Shqipërinë.

Komisioneri në ikje për Zgjerimin në BE shpreh trishtim për gjendjen e shkaktuar dhe premton se Bashkimi Europian do të ofrojë ndihmë përmes programit të mbrojtjes civile për të dëmtuarit.

“I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes ‘EU Civil Protection Mechanism”, shkruan Hahn. /Opinion.al

Pas