Bota

Joe Biden zyrtarizon kandidaturën për zgjedhjet presidenciale


               Publikuar në : 10:15 - 25/04/19 |
b.f

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zyrtarizuar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Për të kjo është hera e tretë që e provon një gjë të tillë, pas kandidimit në primaret e Partisë Demokratike fillimisht në vitin 1988 dhe më pas në vitin 2008.

Kandidimi i tij ishte përfolur shumë në media gjatë javëve të fundit, ndërsa hezitimi i Biden lidhej me mbledhjen e fondeve për fushatën.

76-vjeçari konsiderohet si një prej politikanëve më të respektuar amerikanë, si për karrierën përgjatë këtyre dekadave, ashtu edhe për jetën personale.

Gjithsesi, shumë analistë janë skeptikë për shkak të moshës së madhe. Me hyrjen e Joe Biden në zgjedhje, gara brenda Partisë Demokratike bëhet më e fortë. Kandidati tjetër potencial është Bernie Sanders, i cili humbi në primaret e vitit 2016 përballë Hillary Clinton./Opinion.al

Pas