Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka emëruar vetëm gra në ekipin e tij të komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.
Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, e cila ka punuar si menaxhere e komunikimit të fushatës së presidentit të zgjedhur, ndërsa Jen Psaki, është emëruar sekretare për shtyp.
“Komunikimi i drejtpërdrejtë dhe me vërtetësi për popullin amerikan është një nga detyrat më të rëndësishme të një presidenti,” tha Biden në një deklaratë. “Këta specialistë të kualifikuar të komunikimit, sjellin perspektiva të ndryshme me punën e tyre dhe një angazhim të përbashkët për ndërtimin e këtij vendi ” shtoi ai.
Vendimi për të krijuar personelin e parë të lartë të komunikimit me të gjitha gra, mund të jetë një mënyrë tjetër që Biden ka vendosur t’i tregojë publikut përkushtimin e tij për diversitetin brenda administratës./Opinion.al