Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Joe Biden cakton të martën anëtarët e parë të kabinetit

2020/11/22 at 10:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Biden: Mbi 11 milionë emigrantë do të marrin nënshtetësinë amerikane

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka në plan të caktojë anëtarët e parë të kabinetit të tij të martën, tha një prej ndihmësve të tij kryesorë të dielën edhe pse Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje republikanëve ta ndihmojnë atë në përpjekjen e tij ligjore për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Në një intervistë për rrjetin televiziv ABC, Ron Klain, i cili do të shërbejë si shef i kabinetit i zotit Biden në Shtëpinë e Bardhë, nuk pranoi të thotë se drejtuesit e cilave agjenci pritet të caktojë zoti Biden. Por presidenti i zgjedhur tha javën e kaluar se kishte marrë vendim rreth sekretarit të ri të Thesarit dhe se përzgjedhja e tij përfaqësonte “të gjithë elementët e Partisë Demokrate, nga ato progresiste tek ato të moderuara”. Ndërsa zoti Biden pritet të bëhet presidenti i 46-të i vendit me inaugurimin e tij më 20 janar, zoti Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Të dielën, udhëheqësi në largim i SHBA-së shkruante për ndjekësit të tij në Tëitter se: “ne do të gjejmë një numër masiv votash të manipuluara… Republikanë, luftoni me forcë”.

Por lufta ligjore e zotit Trump ka qenë e pafrytshme deri më tani. Zyrtarët e fushatës së tij kanë humbur ose janë tërhequr nga 34 procese gjyqësore ku ngrinin pretendime për manipulim me votat si dhe gjatë procesit të numërimit në shtetet kyçe, në të cilat ishte parashikuar të fitonte zoti Biden. Zoti Trump nuk ka arritur të ndryshojë rezultatin në asnjë shtet, duke lënë të paprekur shumicën e votave elektorale ende jozyrtare të fituara nga zoti Biden, gjithsej 306, kundrejt 232 që ka fituar zoti Trump.

Humbja më e fundit ligjore e zotit Trump lidhej me garën në Pensilvani, Zoti Biden fitoi 20 votat elektorale të këtij shteti me një diferencë prej 81,000 votash. Pasi u njoftua vendimi, një mbështetës kryesor republikan i zotit Trump në këtë shtet, senatori Pat Toomey, nxiti zotin Trump të pranonte humbjen në zgjedhje.

Pas një rinumërimi me dorë të 5 milionë votave, shteti i Xhorxhias çertifikoi të premten fitoren e zotit Biden, ndërsa Pensilvania dhe shteti i Miçiganit mund të bëjnë të njëjtën gjë të hënën. Ndërkohë zyrtarët e fushatës së zotit Trump kanë kërkuar një tjetër rinumërim votash në Xhorxhia.

Pavarësisht dështimit të disa padive ligjore, zoti Trump ka refuzuar të autorizojë administratën e tij për të bashkëpunuar me zotin Biden për kalimin e pushtetit.

Zoti Klain kritikoi drejtuesen e Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme, Emily Murphy, e cila është emëruar nga zoti Trump, për refuzimin deri më tani siç tha ai, për të njohur zotin Biden si fituesin e këtyre zgjedhjeve. Një gjë e tillë do të mundësonte që fondet federale të viheshin në dispozicion për transferimin e kontrollit të qeverisë. “Shpresoj që administratorja e GSA-së të bëjë punën e saj”, tha zoti Klain, duke iu referuar zonjës Murphy.

Ai tha se përpjekjet e presidentit republikan për të përmbysur rezultatet ishin të turpshme “dhe anti-demokratike”.

“Një numër rekord amerikanësh refuzuan presidencën e Trumpit dhe që nga ajo kohë Donald Trumpi ka refuzuar demokracinë”, tha zoti Klain.

Ai shtoi se me rritjen e rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, inaugurimi i zotit Biden do të jetë ngjarje më e vogël krahasuar me atë që zhvillohet tradicionalisht, një ngjarje e madhe në shkallët e Kongresit, pasuar nga një drekë me ligjvënësit kryesorë, një paradë që nis në bulevardin Pensilvania deri në Shtëpinë e Bardhë si dhe një mbrëmje gala. Por ai tha se planet nuk janë finalizuar ende.

“Do të festojmë, por thjesht duam ta bëjmë atë në një mënyrë të sigurt”, tha ai./VOA

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Nju Jork/ 650 kufoma qëndrojnë në kamionë frigoriferikë, që nga pranvera

Nju Jork/ 650 kufoma qëndrojnë në kamionë frigoriferikë, që nga pranvera

Rëndohet gjendja, Italia regjistron rekord rastesh të reja me COVID-19

Studimi/Corona u përhap në Itali dhe Europë që në shtator 2019

Milani ruan kreun, mposht me 3 gola Napolin

Milani ruan kreun, mposht me 3 gola Napolin

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com