Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jo vetëm Perëndimi, Vuhani i kërkon shpjegime Pekinit për COVID-19

2020/04/20 at 9:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jo vetëm Perëndimi, Vuhani i kërkon shpjegime Pekinit për COVID-19

Një nga pyetjet e banorëve në Vuhan është ajo që ndodhi me sistemin e kontrollit të sëmundjeve paralajmëruese, që Kina zhvilloi dhe ngriti pas shpërthimit të Sars, 17 vjet më parë.


Të tjerë pyesin pse mjekët e parë të Vuhan që ngritën alarmin për virusin u heshtën nga policia lokale.

‘Kina harxhoi miliona dollarë në sistemin e paralajmërimit të sëmundjeve infektive. Pse dështoi?’-  tha Tian, një përfaques shitjesh në një kompani që shet drona. ‘Nëse nuk ka përgjigje dhe sinqeritet, do të vijë një krizë tjetër që do të jetë edhe më e ashpër.’ Që prej shfaqes dhe shpërthimit të Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, Kina ngadalë ka ulur numrin e infektimeve dhe vdekjeve, në shkallë vendi. Më në fund, pas 76 ditësh, Kina hoqi lehtësoi kufizimet kryesore, në 8 Prill.

Por kritikët, si intelektualë kinezë, ashtu edhe politikanë perëndimorë, kanë listuar shenja të një mbulimi të qeverisë, në fazën e fillimit të shpërthimit të virusit. Disa prej tyre fajësojnë Partinë Komuniste të Kinës dhe presidentin Xi Jinping, personalisht. Vetë Xi u fokusua në kontrollin e sëmundjes dhe fajsoi tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra, me virusin që mendohet se kaloi te njerëzit nga një kafshë, ndoshta e lidhur me një tregjet e hapura në Ëuhan.

Sidoqoftë, pjesa tjetër e banorëve, kanë shumë më pak kritika për qeverinë dhe madje kanë lavdëruar aftësinë e Pekinit për përballimin dhe menaxhimin e krizës. Në rrugë, banorët e Vuhan rezervuan kritikat e tyre përsa i përket mungesës së besueshmërisë të zyrtarëve të qeverisë, ndërsa ngritën çështje të transparencës dhe përgjegjshmërisë. Një nga rastet më të famshmë ishte ai i Li Wenliang, një okulist 34-vjeçar, i cili paralajmëroi kolegët dhe miqtë në një grup në internet, për një numër rastesh ‘të ngjashëm me Sars-in’ në spitalin e tij.Për këtë ai u disiplinua nga policia në fillim të janarit për ‘publikim informacionesh të pavërteta’.

Li më vonë u infektua nga virusi dhe vdiq në fillim të shkurtit. Për shumë njerëz, vdekja e tij simbolizoi mosveprimin e qeverisë në fazat e para të shpërthimit dhe mungesën e lirisë së fjalës, madje edhe për çështje me shqetësim të madh publik.

‘Gjëja që më preku më shumë ishte vdekja e doktor Li Wenliang,’- tha një mjek në Spitalin Zhongnan në Ëuhan, i cili u identifikua vetëm me mbiemrin e tij, Wang. ‘Unë mendoj se Li ishtë një njeri i mrekullueshëm.’ Duke e quajtur eksperiencën e Li-së ‘shumë të padrejtë’, Wang, 26 vjeç, tha që ai do të bënte të njëjtën gjë nëse do të përballet me një situatë të ngjashme në të ardhmen.

‘Duke mësuar nga doktor Li Wenliang, unë mendoj se shumica e mjekëve do të bëjnë të njëjtën gjë,’-  tha Wang. Ai shtoi se pandemia tregoi se si sistemi politik i Kinës ka “trajtuar si të pavlefshme” ekspertizën mjekësore, por ai tani pret që kjo gjë të ndryshojë për mirë.  ‘Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk është një organ qeveritar dhe nuk ka fuqi vendimmarrëse,’ tha Wang. ‘Kjo është një e metë e madhe e sistemit tonë, në krahasim me ato të vendeve të tjera.’

Në dallim nga homologu i saj amerikan, CDC e Kinës është një institut kërkimi i lidhur me Komisionin Kombëtar të Shëndetit, i cili është një organ ministror. Prandaj nuk ka asnjë fuqi vendimmarrëse ose autoritet të bëjë njoftime të rëndësishme shëndetësore. Shqetësime të ngjashme ndjekin Stephen Cheng, një banor 30-vjeçar Wuhan, gruaja shtatzëne dhe babai i të cilit u infektuan me koronavirus.

‘Nëse autoritetet do të vizitonin ndonjëherë spitalin ose të bisedonin me mjekët, ata do të dinin se sa pacientë ndodheshin  dhe do të kishin marrë masa paraprake më herët,’-  tha Cheng.

‘Unë besoj se numri i të vdekurve është më i lartë, por nuk mund të përcaktoj një numër,’-  tha ai. ‘Vendet e tjera gjithashtu kanë problemet e tyre, por unë mendoj se ata bëjnë një punë më të mirë në respektimin e individëve,’- tha Cheng. ‘Në Itali ata publikuan kaq shumë prej të vdekurve [nga sëmundja] në gazetë. Por Kina nuk do ta bënte këtë, madje do të fshehte numrat e vërtetë.’

Ndërsa kritikët dyshojnë për veprimet e qeverisë, autoritetet po kontrollojnë informacionet në median sociale. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
Para
Ndiqni live emisionin Opinion

Ndiqni live emisionin Opinion

Kur do të jetë e mundur të udhëtohet në Europë përsëri?

Kur do të jetë e mundur të udhëtohet në Europë përsëri?

Manastirliu: Nuk ka mungesë, kemi porositur 30 mijë teste

Manastirliu shpjegon masat e higjenës që duhet të marrin bizneset e hapur
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 14 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
14 Korrik, 2025

Shqipëria pritet të përjetojë një ditë të kthjellët dhe me mot të ngrohtë këtë të hënë (14 korrik) me kushte...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
14 Korrik, 2025

Dashi Sot do ndiheni plot energji dhe motivim. Puna dhe sfidat profesionale do ecin mirë nëse qëndroni të përqendruar. Kujdes...

Lexo më shumë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com