Kryesore

Jo ndryshim sistemi/ Marrëveshja e arritur mes palëve për “zgjedhoren”


               Publikuar në : 14:26 - 14/01/20 |
Geljano Fataj

Reforma Zgjedhore pritet të përfundojë para datës 15 mars. Ky është afati i fundit që kanë vendosur përfaqësuesit në takimin e kësaj të martë.

Përfaqësuesit e opozitës jashtë Parlamentit, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u ulën në një tyrezë me bashkëdrejtuesit e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Palët kanë rënë dakord që të formojnë një Këshill Politik me përfaqësues nga të gjitha palët, i cili do të mblidhet brenda muajit janar të këtij viti.

Në dokumentin e publikuar thuhet se palët e përfshira angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve që janë objekt pune i Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfshirë këtu edhe rekomandimet e OSBE/ODHIR.

Për çështjet që nuk do të gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe ndihmë nga ekspertët ndërkombëtarë”, thuhet në dokument.

Projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve, do të miratohet nga Kuvendi dhe shumica angazhohet të plotësojë kërkesën që artikuloi më parë gjatë ditës kreu i PD, Basha, pasi do ta miratojë atë pa kryer ndryshime në komision dhe seancë plenare. Ajo që është e qartë në këtë takim, është fakti se nuk ka ndryshim të sistemit.

Ky dokument garanton që reforma zgjedhore të bëhet me konsensus dhe kjo gjithëpërfshirje e konsensus të shkojë deri në fund. Kemi asistencën ndërkombëtare. Pas kaq kohësh nga kërkesa jonë, për të arritur këtë do të institucionalizohet një forum, Këshilli Politik, që do të mandatojë punën për të kryer gjithë këtë reformë“, tha Bylykbashi pas takimit.

E ndan një proces nga paanshmëri me garanci e ekspertizës ndërkombëtare që adreson çështjet që kanë qenë shkaku i shkatërrimit të besimit dhe zgjedhjeve të mbajtura në Shqipëri. Krijon mundësinë që të gjithë aktorët dhe faktorët të kenë mundësinë të shprehen dhe të realizohet konsensusi që i ka munguar procesit. Besoj se në këtë moment është hedhur një hap në këtë drejt që në rast të përgjegjshmërisë së duhur do të ishte një mundësi për të ecur para dhe për të çliruar vendin nga damka e zgjedhjeve të blera“, tha Vasili.

Kemi një marrëveshje mes palëve politike, do përpiqemi të punojmë me konsensus me ndihmën e ODIHR“, deklaroi socialisti Damian Gjiknuri.

Për Rudina Hajdarin prezenca e PD-LSI në këtë takim tregon se rruga e duhur është rruga ligjore. “Molotovi dhe protestat nuk janë rruga e duhur për zgjidhje“, tha ajo.

Kjo do të kërkojë konsensus nga të gjitha palët, por unë dua të theksoj se vullneti i opozitës brenda parlamentit do të vazhdojë sa i takon ndryshimit të sistemit. Shqiptarët kanë nevojë që t’i kthehet sovraniteti në parlament. Shqiptarët të kenë një kod dhe jë sistem zgjedhor që i jep atyre të drejtën e lirë për të pasur një përfaqësim dinjitoz në parlament. Unë do luftoj deri në fund për këtë qëllim. Zgjodhëm rrugën e duhur, atë të institucioneve“, tha më tej zonja Hajdari. / Opinion.al

Pas