Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jo më shumë se 2 herë në krye të qeverisë”, Basha: Presidenti të zgjidhet nga populli

2023/09/02 at 4:57 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Jo më shumë se 2 herë në krye të qeverisë”, Basha: Presidenti të zgjidhet nga populli

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar që të kufizohet mandati qeverisës i një kryeministri, në jo më shumë se dy herë në krye të qeverisë.


“Kufizimi i mandateve është në bazë të shëndoshjes së demokracisë. Ne duhet të sanksionojmë jo më shumë se dy mandate, në krye të qeverisë”, theksoi Basha në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Ai u shpreh se do të reformojnë sistemin politik duke filluar me një kushtetutë të re, ku presidenti do të zgjidhjeje nga populli.

“Një president nga populli i cili brenda kompetencave të kufizuara kushtetuese të mos i merrte dorën kryeministrit që e zgjedh me 71 vota me mbështetje aq të vogël, me shumicë të thjeshtë, për të firmosur këtë apo atë akt. Ne jemi për sanksionimin e parimit të listave të hapura të cilat do të zhbënin kryetarokracinë dhe kapjen e spektrit politik nga dy apo tre njerëz. Ne do ta rifunksionalizojmë garën demokratike përmes listave të hapura”, deklaroi Basha.

“Gjatë periudhës prej 15 muajsh ndërprerje të politikës aktive, nga takimet e shumta që kam bërë, ajo që kam kuptuar nga njerëzit është pikërisht fakti se për përfshirjën e tyre më tëmadhe në jetën publike mungojnë instrumentat e garës, mungon pikërisht demokracia funksionale. Jo më kot, kudo që munden tërinjtë tanë në shkolla, në universitete dhe në komunitete tëndryshme organizohet në mbrojtje të interesave të tyre. Dhe mbajta larg e të rinjve dhe shoqërisë nga jeta publike, bllokimi instrumentave demokratikë është rreziku më i madh që i kanoset të ardhmes së Shqipërisë.

Autokracitë  e sotme  ashtu sikurse është kjo e e Edi Ramës padyshim, nuk kanë nevojë të nxjerrin ushtrinë në rrugë për pushtetin e tyre. Thjesht kanë nevojë për një shoqëri të brishtë dhe të pasigurtë për të ardhmen. E në këtë kuptim vashdojnë e mbajnë pushtetin e gjatë duke luajtur me pasiguritë dhe frikërat që cdo individ apo shoqëri ka.

E pra pushteti i gjatë i Edi Ramës, i cili ka dëmtuar në thelb demokracinë në Shqipëri, ka krijuar një shoqëri të brishtë. Prandaj ne sot kemi nevojë për reforma urgjente për të rrënjosur parimet e demokracisë në Shqipëri.

Si pasojë e ndryshimeve kushtetuese famëkeqe të vitit 2008, sot jemi në kushtet e një demokracie jofunksionale, jemi në kushtet e një bllokimi të përgjithshëm, ku një njeri, një parti, një grup mafioz ka kapur gjithçka në aleancë me oligarkinë ekonomike dhe krimin e organizuar.

Cfarë ka sjellë ky përqëndrim pushteti për shqiptarët përvecse korrupsion galopant?! Korrupsion i cili po del në pah përditë nësytë e shqiptarëve.

Ndërkohë aleanca mes politikës dhe krimit të organizuar e ka kthyer Shqipërinë në vëmendjen botërore si vend kyc për kartelet ndërkombëtare të narkotrafikut dhe pasrimit të parave.

Nuk ka ditë, javë apo muaj që mos të vijnë lajme nga SPAK-upër zyrtarë, ministra apo ish ministra për afera korruptive qindra million dollarëshe. Ne e përshëndesim punën e deritanishme të SPAK-ut dhe e mbështesim plotësisht dhe pa ekuivok këtë organ të Reformës në Drejtësi.

E pra të dashur miq,  korrupsioni i kësaj qeverie është pasojë e drejtëpërdrejtë e përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme dhe mungesës së funksionimit të demokracisë.

Ne do të reformojmë thellësisht sistemin politik duke filluar me një kushtetutë të re, horizonti i së cilës do të kishte një tjetër ekuilibër pushtetesh, do të kishte një president nga populli, i cili brenda kompetencave të kufizuara kushtetuese të mos i merrte dorën kryeministrit që e zgjedh me 71 vota me mbështetje aq të vogël, me shumicë të thjeshtë, për të firmosur këtë apo atë akt. Ne jemi për sanksionimin e parimit të listave të hapura të cilat do të zhbënin kryetarokracinë dhe kapjen e spektrit politik nga dy apo tre njerëz. Ne do ta rifunksionalizojmë garën demokratike përmes listave të hapura.

Vetingu politik është jetik për të mbajtur larg vendimmarrjes publike ata politikanë që kanë tradhtuar interesin publik duke u korruptuar apo duke u bërë partnerë të hapur apo të heshtur të krimit të organizuar.

Kufizimi i mandateve është në bazë të shëndoshjes së demokracisë. Ne duhet të sanksionojmë jo më shumë se dy mandate, në krye të qeverisë.

Vizioni jonë për demokracinë shkon tek një qeveri e kontrolluar, tek një qeveri e balancuar, tek balancimi i pushteteve dhe tek fryma e institucioneve të cilat bëjnë të mundur pavarësinë e tyre në vendimmarrje në krahasim me vertikalitetin e sotëm nga qeveria qendrore dhe nga kryeministri i radhës.

Është detyrë patriotike, e jona dhe e kujtdo që ka per zemër të ardhmen e këtj vendi të ndërtojë një shoqëri demokratike dhe funksionale, e cila mban larg epshet e pushtetit të gjatë dhe absolut të cilitdo politikan dhe të gjitha pasojat shkatërrimtare që kjo sjellë për të ardhmen e shqiptarëve”, tha Basha./Opinion.al



Ju sugjerojmë

PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Para
“Basha edhe Kryetar i Grupit Parlamentar”, përfundon mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD

“Basha edhe Kryetar i Grupit Parlamentar”, përfundon mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD

Hashim Thaçi lë qelinë e burgut në Hagë dhe kthehet në Kosovë, ja arsyeja

Hashim Thaçi lë qelinë e burgut në Hagë dhe kthehet në Kosovë, ja arsyeja

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Bie nga lartësia teksa punonte, 26-vjeçari egjiptian transportohet me urgjencë në spital
















TE FUNDIT

PD përcakton datën për protestën e radhës

PD përcakton datën për protestën e radhës
10 Janar, 2026

Partia Demokratike do të vijojë protestat dhe data e radhës është 24 Janari, ndërkohë që ende nuk ka një vendim...

Lexo më shumë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
10 Janar, 2026

Një magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false është është zbuluar nga Policia e Tiranës këtë të shtunë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
10 Janar, 2026

Një autobot që transportonte karburant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes teksa udhëtonte në autostradën Rruga e Kombit....

Lexo më shumë

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
10 Janar, 2026

Në disa akse rrugore të vendit ka pasur rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit, për shkak të reshjeve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com