Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jo dembelë, por të pamotivuar

2019/04/06 at 12:02 PM
në Komente, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Erjon Uka

Erjon Uka

Nga Erjon Uka/ Studimi i fundit i Bankës Botërore mbi punën në Ballkan tregoi se shqiptarët vegjetojnë rreth 20-30 vjet të jetës së tyre. Përtej kësaj, edhe produktiviteti i punës në Shqipëri është shumë i ulët, rreth një e treta e mesatares së Ballkanit apo një e pesta krahasuar me vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian. Masivisht në media kjo u konsiderua si dembelizëm, si mungesë e pastër e dëshirës për të punuar. E në një farë mënyre ashtu mund të jetë, por jo plotësisht. As mund të thuhet kaq thjeshtë.

Pyetja kryesore është se çfarë tregojnë këto statistika? A është me të vërtetë dembelizëm, apo mungesë motivimi? Mendoj se është kjo e dyta, për disa arsye shumë të thjeshta. E para lidhet me pagën. I njëjti studim tregoi se shqiptarët paguhen për të njëjtën punë sa 10% e një punonjësi të Bashkimit Europian. Sigurisht nëse Shqipëria do të ishte në Afrikë, në Lindjen e Largët apo në Amerikën Latine, do të ishte më e lehtë për këdo që ta pranonte fatin. Por problemi është se vendi ndodhet jo më shumë se dy orë fluturim nga Parisi, Vjena apo Berlini. Ndaj, është një paradoks i vërtetë të jesh kaq pranë zhvillimit, e të jetosh në mizerje.

Dhe kjo shkakton problemin kryesor, i cili përhapet gjithmonë e më shumë si epidemi. Pra, psikoza se me punë nuk mund të arrish asgjë. Në fund të vitit 2018, paga mesatare bruto në Shqipëri ishte rreth 53,000 lekë, që është më e ulëta në rajon. Prandaj gjithmonë e më pak njerëz e shohin punën si mënyrën më të mirë për të zhvilluar ekonominë personale, e gjithmonë e më shumë i drejtohen mënyrave të tjera, që variojnë nga emigracioni deri te aktivitetet kriminale. “O marr gjithçka, o rrënohem krejtësisht” është një filozofi që e gjen shumë të përhapur.

Një shembull i jashtëzakonshëm i rindërtimit të vendit, është Japonia. Sot është emblemë e zhvillimit teknologjik, por mbi të gjitha e punës dhe përpikërisë. Ama, në një artikull të publikuar para disa kohësh në “South Morning China Post” sqarohej se jo gjithmonë kishte qenë kështu. Pas Luftës së Dytë Botërore, Japonia krijoi një sistem të tillë pune sipas së cilit, mbi të gjitha ish-ushtarët, krijonin një lidhje më të fortë me punëdhënësit se sa me familjet e tyre. Qëllimi, i orientuar nga politikat shtetërore, ishte i qartë për të gjithë: Duhej rindërtuar një vend që kishte dalë krejtësisht i shkatërruar pas vitit 1945 dhe besnikëria ndaj punëdhënësve shpërblehej me rritje page dhe garanci për vendin e punës.

Garanci që sot punonjësit shqiptarë nuk i kanë. Në të vërtetë, edhe vetë motivimi nëpërmjet pagës i takon së shkuarës. Studimet e fundit kanë treguar se shpërblimet financiare rrallë ndodh që të rrisin produktivitetin e punonjësve. Në një prej fjalimeve “TED”, eksperti i motivimit Dan Pink tregoi nëpërmjet të dhënave empirike, se tre ishin faktorët që motivonin punonjësin e shekullit të XXI-të: Autonomia në vendin e punës, ndjesia se mund të jesh zot i asaj që po bën dhe qëllimi për të arritur një objektiv madhor. Të treja, shumë të vështira për t’i gjetur në një treg thuajse primitiv të punës.

Fakti është se në piramidën e Maslowt, punonjësi shqiptar është ende në bazën e saj duke kërkuar plotësimin e nevojave bazike si ato fiziologjike dhe të sigurisë. Ilustruar me dy tituj të librave të një prej studiuesve më të njohur të momentit, Yuval Noah Harari, punonjësi shqiptar ka ngelur ende “Homo Sapiens” dhe nuk është kthyer ende në “Homo Deus”, pra në Njeri-Zot. E për sa kohë, për të dhënë një shembull të thjeshtë e ndoshta krejt banal, në Shqipëri për të blerë një iPhone duhen 440 orë pune ndërsa në Norvegji vetëm 44 orë, tundimi për të pritur një bingo apo për të marrë avionin e orës së fundit, do të jetë më i madh se përveshja e mëngëve për punë./Opinion.al

Etiketa: Banka Boteroredembelizmierjon ukaerjon uka opinionmotivimi i punonjesveproduktivitetiraporti shqiperiStudimite ardhurat

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Shpërtheu në ofendime, Federata Italiane gjobit Igli Taren

Shpërtheu në ofendime, Federata Italiane gjobit Igli Taren

Elbasan, e moshuara gjendet pajetë në shtëpi

Elbasan, e moshuara gjendet pajetë në shtëpi

Firma private dëmton fiderin, Unaza e Re pa energji elektrike

Firma private dëmton fiderin, Unaza e Re pa energji elektrike

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com