Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.
Mësohet se Engjell Hasekiu, jetonte i vetëm, ndërsa policia njofton se nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes./Opinion.al