Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jetonte në kushte të mjerueshme e me këmbë të prerë, vdes i vetëm 63-vjeçari

2022/04/05 at 9:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Jetonte në kushte të mjerueshme e me këmbë të prerë, vdes i vetëm 63-vjeçari

Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Korçës në ish-konviktin e ndërtimit, ku aktualisht janë strehuar familje të pastreha dhe jetimë. Banorët e kësaj godine tregojnë se këtu banon edhe një 63-vjeçar i vetmuar i cili për shkak të gangrenës ka prerë një këmbë.


Pasi e mbajtën një muaj në spital, e kanë kthyer në godinën e konviktit pa njeri që të kujdeset për të e pa shërbim shëndetësor.

Banori: Unë i jam drejtuar emisionit “Stop” sepse pikërisht këtu në kat të parë jeton një person. Para një jave i kanë bërë operacion këmbën, i kanë prerë këmbën. Nuk e mbajtën në spital, e sollën këtu. Ai ka akoma tubat në bark, është shumë i sëmurë.

Gazetarja: Sa vjeç është personi?

Banori: Ai është 65 vjeç.

Gazetarja: Me kë jeton?

Banori: Ai nuk ka njeri, jeton vetëm. Nuk ka kush të kujdeset për të. Këto ditë unë e kam ndihmuar. Kjo zonja…

Banorja: Ka qenë i sëmurë, kanë ardhur 2-3 herë ambulancat. Ka shkuar në spital, ka hyrë, ka dalë…

Gazetarja: Çfarë sëmundjeje ka?

Banorja: Nuk e kam idenë.

Banori: Gangrenë në këmbë.

Gazetarja: Dhe për këtë arsye…

Banorja: Ia kanë prerë një këmbë. Në ditën që e sollën këtu, iu kam thënë mjekëve që e sollën këtu që ai nuk ka njeri, si e sollët këtu?! Ai do të vdesë pa njeri. Ne bëmë shërbimin tonë, më tha. Banjat janë larg, ujë të ngrohtë nuk ka, dushe nuk ka, pa drita jemi.

Gazetarja: Pse jeni pa drita?

Banorja: Që në datën 8 Mars na i kanë prerë dritat.

Gazetarja: Sa familje jetoni?

Banori: Në kat të parë mund të jenë 10 familje, kurse sipër ne jemi 12 veta.

Gazetarja: Që të mos humbasim kohë, ju lutem më shoqëroni tek dhoma.

Gazetarja: Përshëndetje, si ia kalove? Unë jam Odeta, nga “Stop”!

Banori: Ky nuk flet dot Odeta është shumë i sëmurë, siç e shikon dhe vetë. Të ta tregoj dhe plagët. Kjo këtu është plaga, siç e shikoni dhe vetë këmbën e prerë. Shikoni si i është bërë këmba. Shikoje ambientin, flet vetë. Nuk kam se çfarë të shpjegoj më shumë. Ne jemi kujdesur, kjo zonja këtu. Nuk ka njeri fare, prandaj iu drejtuam dhe emisionit “Stop” që të shikonit se çfarë mund të bëhet, të sistemohet dhe ky se është gjynah se është njeri dhe ai.

Në një komunikim me drejtorin e spitalit Korçë, Litian Broka, ky i fundit dërgoi ekipin mjekësor për ta cuar sërish në spital për 10-15 ditë, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore.

Drejtori Litian Broka: Patjetër të dërgojmë ashtu, do ta marrim ta rishikojmë gjendjen. Do të merret patjetër kshu, meqënëse juve keni parë dhe e shikoni, që është gjendje e vështirë dhe do mbarojë mjekimi, siç e do protokolli. 10 ditë, 15 ditë, kur të shërohet! Ju lutem ndihmojeni! Ke bërë shumë mirë! Do Zoti të vejë për mirë për këtë njeri, dhe kjo puna ime dhe e jote të vejë mirë, që ky të rregullohet!

Gazetarja: Rrofsh, shumë faleminderit.

Drejtori Litian Broka: Të lutem, faleminderit dhe ti! Faleminderit shumë!

Për situatën kritike të 63-vjeçarit, gazetarja e “Stop” foli edhe me drejtoreshën e Shërbimit Social Korçë, e cila premtoi strehimin në një qendër rezidenciale.

Gazetarja: Përshëndetje zonja Jorgji, si jeni?

Drejtoresha Marjana Jorgji: Përshëndetje! Si jeni mirë?

Gazetarja: Unë jam Odeta nga emisioni investigativ “Stop”.

Drejtoresha Marjana Jorgji: Po, Odeta! Më thuaj!

Gazetarja: Më ka ardhur një raportim me një 63-vjeçar i cili quhet Beqir Andrea, është i pastrehë, jeton i vetëm. Ka dhe një problem shëndetësor. Zotëria në fjalë, para 1 muaji ka prerë njërën prej këmbëve për shkak të një gangrene që kishte në këmbë. Megjithatë emisioni investigativ “Stop” pasi komunikoi me titullarin e spitalit rajonal të Korçës, e sistemoi provizorisht tek ambientet e spitalit rajonal. Por ideja është se ky nuk është një strehim i përhershëm.

Drejtoresha Marjana Jorgji: Një zgjidhje, po! Unë për momentin, jam në një takim me Bashkinë në fakt.

Gazetarja: Po, për shkak se jeni në një takim në bashki, mund ta kosumoni këtë gjë.

Drejtoresha Marjana Jorgji: Po, patjetër! Po e konsumoj edhe me stafin e Bashkisë dhe të shikojmë mundësinë.

Drejtoresha Marjana Jorgji: Shiko! Neve e biseduam edhe pak me Bashkinë. Normalisht këto e kishin strehuar tek konvikti, bashkia pra, deri në momentin, që përfundoi në spital. Po meqënëse në momentin, që ai del nga spitali, ka nevojë për përkujdesje.

Gazetarja: Po, ka nevojë sepse është i sëmurë, është me një këmbë.

Drejtoresha Marjana Jorgji: Po, po, po! Nuk është normale, që t’i shërbejë vetes, por ka nevojë për shërbim! Atëherë folëm në Qendrën Rezidenciale e Aftësisë së Kufizuar, që kemi këtu në Korcë dhe në momentin, që zotëria do të plotësojë ditët në spital, ne do ta shoqërojmë dhe do ta çojmë atje, meqënëse ka dhe infermieri dhe shërbim për kujdes.

Gazetarja: Domethënë, ky rast u zgjidh?

Drejtoresha Marjana Jorgji: Patjetër, patjetër!

Por fatkeqësisht i sëmuri ndërroi jetë, megjithëse emisioni “Stop” kishte organizuar gjithë sistemimin e tij.

Qytetari: Shkova në spital, që të interesohesha, dhe më thanë, që ka vdekur.

Drejtori Litian Broka: Sapo e sollët juve, doktorët e shtruan direkt në reanimacion, në pavion te urgjenca dhe i doli me insuficensë renale akute. Probleme me veshkat, s’punonin. Edhe gangrena e këmbës tjetër, dhe probleme me mëlçinë, p.sh iu bënë multi sëmundje, multi patologjike.

Gazetarja: Ai mbase kaq e ka pasur caktim nga Zoti, por ideja është që edhe njerëzit duhej të vepronin pak.

Drejtori Litian Broka: Po, po! Kush duhet të vepronte?

Gazetarja: Flas qëkur doli nga spitali, të ishte folur me shërbimin social, se di!

Drejtori Litian Broka: Nuk…, çfarë mund të bëjë spitali më shumë?/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Para
Gjenerali amerikan bën thirrje për më shumë baza amerikane në Evropën Lindore

Gjenerali amerikan bën thirrje për më shumë baza amerikane në Evropën Lindore

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Çfarë ndodh me pronat që kanë 4 pronarë? Lame: Këtë e zgjidh vetëm…

Çfarë ndodh me pronat që kanë 4 pronarë? Lame: Këtë e zgjidh vetëm...
















TE FUNDIT

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
6 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi në...

Lexo më shumë

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com