Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeton në Suedi, fatura 14 milionë Lekë për 2 muaj drita në Sarandë

2025/04/04 at 9:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jeton në Suedi, fatura 14 milionë Lekë për 2 muaj drita në Sarandë

Florim Fetiu një qytetar i lindur e rritur në Suedi, tregon se ka blerë një shtëpi pushimi në Sarandë në vitin 2014, por nuk jetoi asnjëherë aty, pasi kishte disa apartamente në atë pallat.

Florimi vendosi ta shesë apartamentin në vitin 2024 dhe shkoi të bënte pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Uji ishte në rregull, ndërsa energjia elektrike i rezultoi se kishte dy fatura të muajit Janar dhe Mars 2020 me nga 7 milion lekë të vjetra.

Bëri ankesë, por nuk mori asnjë përgjigje edhe pse pretendon, se nuk e ka konsumuar energjinë e faturuar.

“Bëra pagesat e ujit, të gjitha në rregull, por kur erdhi puna tek elektrikja ma bënë14 milionë lekë për 2 muaj. Kemi bërë ankesa, por nuk më kanë ndihmuar për asgjë këto ankesat. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje prej OSHEE-së, as na kanë lajmëruar. Kjo gjë u ka ndodhur dhe 2 personave të tjerë në këtë pallat edhe ata kanë marrë diku tek 15 mijë euro, që në atë kohë. Edhe ata i kanë pasur bosh apartamentet. Nuk di! Edhe të duash të harxhosh 15 mijë euro për 2 muaj nuk bën, nuk ka logjikë gjëkundi. Nuk mundesh në atë apartament aq të vogël dhe me ato kabllo të energjisë që të harxhosh gjithë këtë rrymë. Nuk ka shanse. Kontrata e energjisë elektrike nuk është në emrin tim, por në emër të firmës së ndërtimit”, tregon për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.

“Stop” u drejtua në njësinë e OSHEE Sarandë, ku u tha se nuk kanë kompetencë, për të folur për këtë problematikë.

Gazetarja: Florim Fetiu!

Punonjësja: Është bërë. Erdhi një zonjë këtu. Përgjigjen te Kujdesi ndaj klientit!

Gazetarja: Përgjigja është kjo, që është jashtë afateve.

Shefi i ekipit: Në nëntor të 2024-ës kam ardhur unë, shef ekipi, në nëntor. Nëse proces-verbali është para nëntorit, nuk duhet të jap unë për këtë xhevap. Më kupton?

Gazetarja: Ke qenë faturist më parë?

Shefi i ekipit: Po, faturist po!

Gazetarja: Në 2020-ën ke qenë faturist?

Shefi i ekipit: Në 2021-shin!

Gazetarja: Dakord! Tani, kush më përgjigjet mua për këtë?

Punonjësja: Do t’ju komunikojmë të kthejmë përgjigje, sepse të gjithë kemi qenë…Ky s’ka qenë shef ekipi në atë kohë, ka qenë lexues, tjetri ka qenë shef ekipi, kështu që…

Nga Furnizuesi i Shërbimit Universal është kthyer një përgjigje, ku thuhet se ankesa është bërë jashtë afatit 1-vjeçar, që lejohet.

Punonjësja FSHU: Mund të ankohesh brenda një viti kalendarik, që nga prodhimi i faturës. Për të gjithë këtë proces është bërë verifikimi nga OSHEE-ja edhe kanë kthyer këtë përgjigje, drejtuesi më i lartë i kompanisë. Edhe ne aktualisht e kemi të ndaluar të marrim kërkesa për fatura më të hershme, se sa një vit kalendarik.

Nga ana tjetër, apartamenti ka pasur shërbim gjithë kohës dhe nuk u ndërpre asnjëherë dhe pse faturat pretendohet se nuk ishin paguar./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Kaja Kallas vjen në Tiranë më 8 prill, zbardhet agjenda

Kaja Kallas vjen në Tiranë më 8 prill, zbardhet agjenda

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës

Të paktën 14 të vrarë nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt

Të paktën 14 të vrarë nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt

TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com