Aktualitet

“Jeton me 10 mijë lekë”, Mziu: Kërcënohen me heqje të ndihmës ekonomike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 22/02/21 |
Semiljana Azizi

Ky që shihni në pamje është Sami Dedja nga Maqellara, i cili ka thyer shtyllën kurrizore dhe jeton vetëm me 10 mijë lekë, që merr si invalid, ndërsa e shoqja që është personi i vetëm që duhet t’i shërbejë, të cilës i është hequr pagesa e kujdestarit.

Sot drejtuesi i PD, në Qarkun Dibër, Xhelal Mziu vizitoi Dedjan, teksa e gjeti atë të vetëm në banesë pasi e shoqja, kishte shkuar të merrte ilaçet në Peshkopi dhe e kishte lënë vetëm.
Qytetarët e kësaj zone kanë denoncuar gjithshtu kërcënimet dhe heqjen nga skema e ndihmës ekonomike.

Shkëlqim Guzja është një tjetër rast, me tre fëmijë, i papunë dhe pa ndihmë ekonomike.
Ndërsa Halil Dedja edhe pse kishte kryer një operacion të vështirë nuk përfitonte as KEMP dhe as ndihmë ekonomike.

Gjatë takimeve që është duke bërë Mziu në këtë zonë evidentoi disa problematika me të cilat përballen banorët e Dibrës. Sipas PD përveç vështirësive të motit të keq dhe temperaturave të ulëta banorëve u shtohet edhe pamundësia për të përballuar situatën ekonomike./Opinion.al

Pas