Babai i vajzës 18 vjeçare, që u dërgua e vdekur në spitalin e Ferizajt, Muhabi Osmani, ka folur për mediat.
Ai ka deklaruar se e ka kuptuar vonë se vajza e tij shoqërohej me një person me precedentë penalë.
Osmani, ka thënë për “RTK” se është shumë i tronditur me rastin, por pret që organet e vendit dhe ligjit ta zbardhin ngjarjen dhe të kapin personin e dyshuar i cili, siç thotë ai, vajzës së tij i mori jetën.
Babai i 18 vjeçares lutet që ky rastet të jetë i fundit. Ai apelon që prindërit të kenë kujdes dhe të shohin se me kë shoqërohen fëmijët e tyre.
Osmani thotë se vajza ka jetuar afër dy muaj me të dyshuarin, por siç thotë ai, vajza e tij ka qenë në presion dhe është frikësuar t’i tregoj familjes për dhunën që i ka ushtruar personi që tashmë është në arrati.
Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18 vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë në presion psikik.
Gjithashtu Muhabi Osmani është i revoltuar me organet e drejtësisë që kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.
“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhë”, ka thënë ai.