Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jeta politike nuk është fushë me lule për vajzat dhe gratë”/ Spiropali: Objektivi i Kuvendit, në zgjedhjet e ardhshme 40% të jenë femra

2024/12/17 at 1:52 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Jeta politike nuk është fushë me lule për vajzat dhe gratë”/ Spiropali: Objektivi i Kuvendit, në zgjedhjet e ardhshme 40% të jenë femra

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka folur për rolin e gruas në politikë, duke thënë ndër të tjera se “nuk është fushë me lule”, ndërsa kërkoi më shumë mbështetje.


Në fjalën e saj në tryezën “Fuqizimi i Grave në Politikë: Sfidat, barrierat dhe zgjidhjet për Aksesin e Barabartë në Financat Politike dhe Dhunën me Bazë Gjinore në Politikë”, kryeparlamentarja u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme do të realizojmë objektivin e Kuvendit të Shqipërisë që 40 për qind e deputetëve të jenë gra e vajza.

Në fjalën e saj, Spiropali nënvizoi se “Dy çështjet që do të diskutojmë në këtë takim, Financat Publike e Përfshirja Gjinore dhe Dhuna me Bazë Gjinore në Politikë, janë të ndërlidhura në mënyrë sinergjike. Si përfshirja gjinore, ashtu edhe lufta kundër dhunës me bazë gjinore, nuk mund të trajtohen në mënyrë substanciale nëse nuk plotësohen nga aksesi i barabartë në burimet financiare të zhvillimit”.

Spiropali tha se gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, vetëm rreth 13 për qind e kandidateve gra pranuan se kishin askes në financat e partive të tyre.

“Pabarazia në akses nuk ndodh vetëm me burimet financiare, por edhe ato njerëzore.

Prandaj e gjej shumë me vend propozimin që 10 për qind e financimeve publike vjetore për partitë politike të shkojnë direkt për forumet e grave.

Jeta politike e parlamentare, nuk është fushë me lule për vajzat dhe gratë.

Ky perceptim, natyrisht, ushqehet nga realitete të caktuara.

E para është gjuha. Dhuna me bazë gjinore në politikë është një formë specifike e dhunës që synon të pengojë, frikësojë dhe të përjashtojë gratë nga angazhimi publik, ku spikat dhuna verbale dhe digjitale. Fyerjet seksiste dhe denigruese janë gjithmonë armë e lehtë në gojët apo tastierat e atyre që nuk kanë argumente. Gratë sulmohen disa herë më fort dhe më shëmtuar në jetën publike, politike, parlamentare apo digjitale duke krijuar një barrierë frike për gratë apo vajzat që këkojnë të përfshihen në politikë.

Por në fakt, ky perceptim plotësohet e jetërsohet edhe pengesa, veprime, pse jo edhe intriga, kërcënime, aleanca të pista dhe regresive, që i bashkojnë qëllimet dhe interesat e mbrapshta e antishoqërore.

Gratë dhe vajzat janë më shumë të ekspozuara ndaj rreziqeve të ekspozimit publik përmes teknologjisë, sepse portalet dhe platformat online, ku kontrolli shoqëror, ligjor dhe moral është minimal apo mungon tërësisht, mbushen me helmin e gjuhës dhe dhunës seksiste që derdhet mbi gratë dhe vajzat që guxojnë, për t’i zbrapsur në kurajon dhe vendosmërinë e tyre.

Përse ndodh kjo? Prej frikës dhe panikut që shkakton energjia dhe pasioni u tyre për të ndryshuar veten, burrat dhe shoqërinë.

Por lajmi i mirë është se ky mur pengesash, dalëngadalë po thërmohet e thyhet.

Duhet thënë me zë të plotë se Shqipëria ia ka dalë të ngrihet mbi traditat negative të brezave të kaluar dhe të krijojë tashmë një traditë të konsoliduar të përfaqësimit të drejtë gjinor në vendimmarrje.

Me një vizion të qartë dhe me një mbështetje shoqërore që ka surprizuar shumëkënd nga partnerët tanë, në disa aspekte të barazisë gjinore, sidomos pjesëmarrjen e grave e vajzave në politikë, kemi arritur ta bëjmë Shqipërinë kampione.

Përmirësimi i përfaqësimit të grave në parlament është rezultat i përpjekjeve për të zbatuar kuotat gjinore dhe promovuar barazinë gjinore në politikë, por edhe i faktit të thjeshtë se në të gjitha vlerësimet e raportet gratë rezultojnë deputete më të angazhuara, më pjesëmarrëse, më cilësore.

Megjithatë, ende mbetet punë për të arritur një përfaqësim të barabartë dhe për të siguruar që gratë të kenë një rol të rëndësishëm në vendimmarrje.

Jam e bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të realizojmë objektivin e Kuvendit të Shqipërisë që 40 për qind e deputetëve të jenë gra e vajza.

Për të arritur barazinë e plotë gjinore, kërkohet jo vetëm respektimi i kuotave, por edhe një angazhim i përgjithshëm për të krijuar një mjedis politik që mbështet dhe promovon pjesëmarrjen e grave në nivele të ndryshme të vendimmarrjes.

Duke përfunduar, më lejoni të rikujtoj se fuqizimi i grave në politikë kërkon një qasje të gjithanshme që përfshin ndryshime institucionale, ligjore, kulturore dhe psikologjike.

Rritja e përfaqësimit të grave nuk është vetëm një çështje e barazisë gjinore, por edhe një mënyrë për të garantuar vendimmarrje më gjithëpërfshirëse e të drejtë për gjithë shoqërinë.

Është kusht për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më solidare, më të paqtë.

Është një faktor jo thjesht dhe vetëm i emancipimit të grave, por të shoqërisë.

Vetëm se duket të mbajmë parasysh se sa më lart të ngjitemi, aq më e fortë do të bëhet rezistenca dhe aq më e ashpër dhuna kundër nesh.

Kjo nuk duhet të jetë një arsye për t’u tërhequr, por një motiv më shumë për të parë dhe për të ecur vetëm përpara”, u shpreh Spiropali.



Ju sugjerojmë

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Kryesore

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

15 Qershor, 2026 1:36 pm
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Bota

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

15 Qershor, 2026 12:42 pm
Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
Bota

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

15 Qershor, 2026 12:39 pm
Para
Theu masën e “arrestit në shtëpi”, vihet në pranga 42-vjeçari në Fier

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, humb jetën një person

Vrasja e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli”, autori i dyshuar kërkon lirinë në Apel

Vrasja e 14-vjeçarit në shkollën "Fan Noli", Apeli lë në burg autorin e dyshuar

Prindërit e Martinit letër ambasadës së SHBA: Institucionet po na vrasin për herë të dytë

Prindërit e Martinit letër ambasadës së SHBA: Institucionet po na vrasin për herë të dytë
















TE FUNDIT

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor, 2026

Kur ministri bullgar i Mbrojtjes tha të martën se vendi i tij nuk do të ofrojë më armë për Ukrainën,...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Në përplasje janë...

Lexo më shumë

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
15 Qershor, 2026

Të dyja palët, SHBA dhe Irani do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi (MOU) që do të zgjasë 60 ditë dhe...

Lexo më shumë

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
15 Qershor, 2026

Debutimi në Botërorin 2026 mes Gjermanisë dhe Curaçaos në Houston duket se zbatoi me përpikmëri skenarin e shkruar nga parashikimet;...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}