Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jeta jonë nën drejtimin e Krishtit”, George Frendo mesazh për Pashkët

2021/04/03 at 3:04 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pashkët, Imzot Frendo: Mos kërkoni atë që është gjallë mes të vdekurve

Imzot George Frendo, ka uruar të gjithë besimtarët  katolikë që kremtojnë këtë fundjavë Pashkët. Arqipeshkvi i kishës katolike në Shqipëri, ka përcjellë një sërë mesazhesh në këtë situatë pandemie, ndërsa tha se, jeta jonë nuk është nën drejtimin e virusit, por nën drejtimin e Krishtit.

Gjithashtu duke ju drejtuar të rinjve, ai tha se ata që mendojnë të largohen nga vendi mund të jenë guximtarë, por ata që qëndrojnë në Shqipëri janë heronj.

Mesazhi i plotë:

Të gjithë ata që e takuan Jezu Krishtin e ngjallur morën një urdhër: “Shkoni e lajmëroni vëllezërit e mi”. Prandaj le të dëshmojmë mesazhin e Pashkës. T’ia dëshmojmë asaj vajze që e shet trupin e vet në mes të natës, e t’i themi: “Jezusi ka flijuar trupin e vet për të t’i dhënë një trup që nxit respekt”. T’ia dëshmojmë atij burri që e shfren dëshprimin e tij në pornografi ose alkol apo drogë, e t’i themi: “Jezusi të ka treguar rrugën e asaj të vërtete që të bën të lirë, mos cakto rrugën që të bën skllav të pornografisë, të alkoolit apo të drogës”.

T’ia dëshmojmë atij të riu që e humbi besimin e tij sepse mendon se besimi në Zotin është besëtytni, e t’i themi: “Vetëm në besimin në Zotin jeta jonë mund të gjejë domethënien e vet, ndryshe është absurditet”. T’ia dëshmojmë atyre që planifikojnë të vetëvriten, sepse nuk shohin asnjë të ardhme, asnjë shpresë, e t’u themi: “Besimi lind në ju atë shpresë që ju jep kurajë për të përballuar çdo sfidë dhe situata të vështira”. T’ia dëshmojmë edhe atyre që po vuajnë për shkak të përhapjes së koronavirusit, që ka krijuar shumë probleme për shumë familje. Por le të jetë kjo situatë si një shkollë për ne, që ishim bërë tepër viktimë materializmi dhe konsumizmi. Mos të lejojmë që virusi të kufizojë jetën tonë. Jeta jonë nuk është nën drejtimin e virusit, por nën drejtimin e Krishtit.

Dhe t’ia dëshmojmë të rinjve që kultivojnë një ëndërr, që një ditë të largohen nga Shqipëria drejt një vendi më të pasur. Kush kultivon këtë ëndërr mendon se është guximtar. Por ai që vendos të qëndrojë në Shqipëri duke ëndërruar një Shqipëri më të mirë është hero. Ndoshta shumë të rinj kënaqen të jenë guximtar. Por le të kërkojnë më shumë të jenë heronj. Shqipëria ka nevojë për ju, të dashur të rinj: jeni e ardhmja e Shqipërisë. Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e dashurisë mbi urrejtjen, fitoren e shpresës mbi dëshprimin. Ngjallja e Krishtit le t’ju dhurojë vendosmëri që Shqipëria jonë, vend i stolisur me shumë bukuri, të bëhet, përmes jush, një vend edhe më i bukur. Ëndrra e vetme e Jezusit ishte që me shembullin e jetës së tij të na mësojë dhe të na tregojë rrugën e dashurisë ngadhënjyese. Le të jetë kjo edhe ëndrra juaj.

Ata që kishin vendosur shpresën e tyre në Jezusin e Nazaretit, kur e panë Jezusin e arrestuar, frushkulluar dhe kryqëzuar menduan se të gjitha shpresat dhe vetë jeta e tyre u shkatërruan. Por doli dielli i Pashkëve, janë takuar me Jezusin i cili i përshëndeti me fjalë: “Paqja me ju” dhe i ngarkoi me misionin: “Shkoni te vëllezërit e mi e thuajuni se unë jam i gjallë, dhe do të jem gjithmonë me ju”. Pranoni edhe ju, të dashur vëllezër e motra, këtë mision. Shpallni lajmin e Krishtit: Zoti është me ju! Aleluia, aleluia!

Etiketa: George Frendomesazhpashket

Ju sugjerojmë

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
-U tha në Opinion

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

22 Janar, 2026 10:24 pm
“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
-U tha në Opinion

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

22 Janar, 2026 9:48 pm
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
-U tha në Opinion

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

22 Janar, 2026 9:44 pm
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Aktualitet

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22 Janar, 2026 9:19 pm
Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha
-U tha në Opinion

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha

22 Janar, 2026 9:16 pm
Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
Rajoni

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

22 Janar, 2026 8:35 pm
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

22 Janar, 2026 7:18 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota

22 Janar, 2026 7:08 pm
SHBA del zyrtarisht nga OBSH
Bota

SHBA del zyrtarisht nga OBSH

22 Janar, 2026 5:30 pm
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump
Bota

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

22 Janar, 2026 4:31 pm
Para
Rama: 11 mandate marrim në Fier, me Lulin bllokohet çdo gjë edhe vaksinat

Rama: 11 mandate marrim në Fier, me Lulin bllokohet çdo gjë edhe vaksinat

Kim: Reforma në drejtësi po ecën, edhe pse çunat e këqinj s’e duan

Debati për fletën e votimit, Kim: Çdo gjë më pak hap prapa për demokracinë

PD apelon vendimet e KAS, Kaso: Rama ka turp nga emrat e kandidatëve të PS

PD apelon vendimet e KAS, Kaso: Rama ka turp nga emrat e kandidatëve të PS

TE FUNDIT

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
22 Janar, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet...

Lexo më shumë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
22 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet...

Lexo më shumë

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
22 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për ishullin...

Lexo më shumë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
22 Janar, 2026

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, vajza e Presidentit të SHBA Ivanka Trump ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com