Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Jeta ime e dytë’/ Infermierja lë spitalin pas 8-muajve betejë me COVID-19

2020/12/23 at 3:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Jeta ime e dytë’/ Infermierja lë spitalin pas 8-muajve betejë me COVID-19

Merlin Pambuan një infermiere në spitalin “Long Beach” në Kaliforni, ka dal pas 8 muajve nga spitali ku ishte e shtuar si paciente me COVID-19.

Në 40 vite punë dhe eksperiencë, Pambuan e dinte shumë mirë se cilat janë pasojat e COVID-19 në trup, por megjithatë infeksioni nuk e kurseu.

Reuters thotë se prej 8 muajsh infermierja kishte kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh, e shtuar në spitalin ku kishte shërbyer prej kohësh.

Ndërkaq, sipas mjekëve infermierja kishte rrezikuar dhe vdekjen. Aq e rëndë ishte gjendja e saj, sa në një moment stafi i spitalit e kishte parë të arsyeshme që të diskutonte me familjen për këtë situatë, duke i përgatitur ata dhe për momentet e saj të fundit të jetës.

“Kjo është jeta ime e dytë”, ka thënë Pambuan pak çast para se të linte dhomën e spitalit e shoqëruar nga burri i saj, Daniel, 63-vjeç dhe vajza e tyre, Shantell, 33-vjeç.

Infermierja  kishte këmbëngulur për të dal nga spitali pa ndihmën e një karrigeje me rrota.

Në kohën kur ajo u përmend dhe mund të merrte frymë vetë, ishte shumë e dobët për të qëndruar në këmbë. Por luftoi me vendosshmëri me javë të tëra duke ndjekur terapi të dhimbshme për të rifituar forcën dhe lëvizshmërinë e saj.

Media thotë se Merlin Pambuan  festoi  dhe 66 vjetorin e lindjes në repartin akut të rehabilitimit të Shën Mërisë në fund të Tetorit.

Të hënën infermierja më një eksperiencë 40-vjeçare arriti të mundte sëmundjen dhe të dilte e fortë dhe me këmbët e saj nga spitali. Mjekët të cilët janë kujdesur për të e kanë quajtur një arritje të madhe shërimin e 66-vjeçares, duke e cilësuar kështu edhe si shpërblim.

“Kjo është ajo për të cilën jetojmë … të shohim  pacientët tanë duke shkuar në shtëpi të gjallë dhe në gjendje të mirë”, tha Dr. Maged Tanios, një specialist i kujdesit pulmonar në St. Mary. Ai u shpreh se shërimi i Pambuan ishte veçanërisht shpërblyes pasi ajo është pjesë e “familjes” së gjerë të spitalit.

Kur u pyet se nëse do të kthehej apo jo sërish në krye të detyrës nuk dha një përgjigje të saktë, ndërkaq infermierja Merlin Pambuan dha një mesazh për të gjithë: Mos e humb shpresën. Thjesht luftoni. Luftoni. Unë jam duke shkuar në shtëpi dhe jam duke ecur. /Opinion.al

Etiketa: covidinfermiere

Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Kosova publikon shifrat, 12 viktima dhe 271 të infektuar me COVID

Kosova publikon shifrat, 12 viktima dhe 271 të infektuar me COVID

Mposhti COVID-19, kryepeshkopi Janullatos: Do e bëj vaksinën

Mposhti COVID-19, kryepeshkopi Janullatos: Do e bëj vaksinën

Gjoba për shkelësit e karantinës, ndëshkohen edhe 523 qytetarë pa maska

Gjoba për shkelësit e karantinës, ndëshkohen edhe 523 qytetarë pa maska

TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com