Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeta e prokurores afgane, në rrezik nën sundimin taliban: Jetojmë në mjerim

2022/01/13 at 8:59 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Jeta e prokurores afgane, në rrezik nën sundimin taliban: Jetojmë në mjerim

Moshtari Danesh kapërceu shumë barriera për të realizuar ëndrrën e saj që të bëhej prokurore në Afganistan.

Kur ishte fëmijë, ajo ishte infektuar me virusin e polimelitetit, që e la atë me aftësi të kufizuara. Por, pasi vendosi një këmbë protetike dhe me ndihmën e patericave, ajo ndoqi shkollimin dhe më pas shkoi në universitet dhe u diplomua në drejtimin juridik.

Danesh po ashtu u desh që të tejkalonte diskriminimin gjinor në shtetin konservator të dominuar nga burrat, ku gratë përballen me pengesa të mëdha për t’u shkolluar dhe punësuar.

Pesë vjet më parë, të gjitha këto sfida që i kaloi iu shpërblyen pasi fitoi postin e prokurores në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Më herët gjatë vitit të kaluar, ajo u promovua që të mbikëqyrte rastet që përfshinin dhunën ndaj grave, një çështje që ajo e ka për zemër.

Por, ëndrra e Daneshit shpejt u kthye në makth kur talibanët rrëzuan Qeverinë afgane të njohur ndërkombëtarisht dhe morën pushtetin në muajin gusht.

Gjatë pesë muajve të fundit, grupi militant ka hequr shumë të drejta për gratë dhe vajzat, të drejta këto që ishin fituar pas pushtimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që më 2001, që rrëzoi nga pushteti regjimin taliban.

Talibanët ua kanë ndaluar shumicës së grave që të kthehen në vendet e tyre të punës. Shumica e vajzave po ashtu nuk mund të vijojnë shkollën e mesme dhe ky grup militant ka vendosur kufizime të ashpra sa i përket lëvizjes, por edhe dukjes së grave.

Disa ditë pasi talibanët morën pushtetin, Danesh humbi vendin e saj të punës në kryeqytetin afgan, Kabul. Që atëherë ajo ka mbetur pa punë dhe po ka vështirësi që ta mbajë familjen.

“Kemi disa muaj që jetojmë në mjerim”, tha Danesh për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë, duke shtuar se në muajt e fundit nuk ka mundur që ta paguajë qiranë. “Po vuajmë nga varfëria”.

Si shumë afganë, Danesh është prekur nga kriza shkatërruese ekonomike, që u shkaktua nga marrja e pushtetit nga talibanët dhe ndalimi i papritur i ndihmës ndërkombëtare.

“Ai shtiu me armë drejt meje”

Por, thellimi i varfërisë nuk është brenga e saj e vetme. Prokurorët që kanë punuar në Qeverinë e rrëzuar kanë thënë se po kërcënohen nga kriminelët që ata kishin ndihmuar që të dënoheshin. Talibanët zbrazën shumicën e burgjeve të vendit gjatë pushtimit të shtetit gjatë verës.

“Prokurorët është dashur që të ndryshojnë vendbanim në mënyrë që të dënuarit, që talibanët i liruan, të mos mund të na gjenin”, tha Danesh. “Tani ne jemi duke jetuar përgjithmonë të fshehur, madje edhe familjet tona nuk mund të lëvizin lirshëm”.

Disa prokurorë, gjykatës dhe avokatë janë vrarë gjatë muajve të fundit. Të tjerët janë sulmuar apo kërcënuar.

Shtetet perëndimore kanë evakuuar nga Afganistani dhe u kanë dhënë azil qindra punonjësve të gjyqësorit. Por, për mijëra të tjerë që vazhdojnë të jenë të bllokuar në Afganistan, veçanërisht gratë, e ardhmja është e zymtë.

Fatana Mohammadi, avokate, muajin e kaluar u sulmua në mes të ditës në shtëpinë e saj në Kabul nga një burrë i paidentifikuar.

“Ai shtiu me armë drejt meje një herë, por unë arrita që t’i shmangesha plumbit duke hedhur një batanije mbi të”, tha Mohammadi për REL-in. “Pas kësaj, atij iu bllokua arma”.

Mohammadi tha se sulmuesi më pas e rrahu atë.

“Thirrjet e mia për ndihmë tërhoqën vëmendjen e fqinjëve të mi”, të cilët e kapën sulmuesin dhe e dorëzuan te talibanët, tha ajo.

“Ende nuk e di se kush ishte ose pse dëshironte të më vriste”, shtoi Mohammadi.

Inamullah Samagani, një zëdhënës i talibanëve, u tha gazetarëve në muajin nëntor se grupi militant nuk po shënjestronte prokurorët. “Nuk ka trajtim arbitrar apo paragjykues të [ish] prokurorëve”, tha ai.

Talibanët shtrëngojnë kontrollin ndaj sistemit gjyqësor

Sistemi gjyqësor i Afganistanit i është nënshtruar një ndryshimi të shpejtë dhe të plotë që kur talibanët morën pushtetin.

Në nëntor, ministri taliban i Drejtësisë, Mullah Abdul Hakim, deklaroi se vetëm avokatët e miratuar nga talibanët mund të punojnë në gjykatat e tyre islamike. Kështu, në mënyrë efektive ai hoqi licencat e punës të rreth 2,500 avokatëve dhe po ashtu u ndalua që gratë të punon në fushën e drejtësisë.

Atë muaj, dhjetëra sulmues talibanë sulmuan zyrat e Shoqatës së Pavarur të Avokatëve të Afganistanit (AIBA) në Kabul dhe urdhëruan stafin e kësaj shoqate që ta ndalonte punën. Talibanët e kanë vënë AIBA-n nën kontrollin e Ministrisë së Drejtësisë, duke ia hequr pavarësinë kësaj organizate.

Këto lëvizje kanë ngritur shqetësime të mëdha lidhur me paanshmërinë dhe drejtësinë e proceseve gjyqësore nën sundimin taliban.

Vëzhguesit kanë thënë se gjykatat në hije të kryengritësve talibanë, të dominuara nga klerikët, janë transformuar në sistemin e ri gjyqësor të shtetit.

“Nuk ka asnjë tregues se talibanët po mendojnë për përfshirjen e strukturës institucionale të sistemit gjyqësor dhe ligjor të Qeverisë së mëparshme”, tha Haroun Rahimi, një profesor i Drejtësisë në Universitetin Amerikan të Afganistanit me qendër në Kabul.

“Ata e shohim atë sistem me përbuzje”, shtoi ai. “Ata do të donin që të vazhdonin atë që ata e perceptojnë si një version më islamik, më të thjesht të gjykimit që ata bënin në gjykatat e tyre në hije”, tha Rahimi.

Gjatë sundimit brutal të talibanëve në Afganistan nga viti 1996 deri më 2001, gjykatat talibane përdorën interpretimin e tyre fisnor të Ligjit të Sheriatit, për të dhënë dënime ekstreme, përfshirë ekzekutimet publike, rrahjet me kamxhik dhe amputimin e gjymtyrëve.

Që kur janë rikthyer në pushtet, talibanët kanë dhënë sinjale se do të rikthejnë disa prej metodave që kanë përdorur në të kaluarën.

Në shtator, talibanët varën katër trupa të vdekur në vinça në qytetin perëndimor të Heratit, raportuan mediat lokale dhe dëshmitarët okularë. Burrat, që u akuzuan se kishin marrë pjesë në një rrëmbim, u vranë gjatë luftimeve me talibanët./REL

Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik
Bota

Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik

22 Mars, 2023 10:24 pm
Si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi
Aktualitet

Si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi

22 Mars, 2023 10:03 pm
“Mos na inçizo”, sekseri të kalon në Portin e Vlorës me 170 Euro
Aktualitet

“Mos na inçizo”, sekseri të kalon në Portin e Vlorës me 170 Euro

22 Mars, 2023 10:02 pm
Nëse FBI vërteton shkatërrimin e dokumenteve, ja sa vite burg rrezikon Trump 
Bota

Shtyhet seanca për padinë eventuale kundër Trumpit

22 Mars, 2023 10:00 pm
Bojan Krkic tërhiqet në moshën 32-vjeçare
Sport

Bojan Krkic tërhiqet në moshën 32-vjeçare

22 Mars, 2023 9:38 pm
Si funksionojnë juritë e mëdha në SHBA
Bota

Si funksionojnë juritë e mëdha në SHBA

22 Mars, 2023 9:07 pm
Përmbyset anija në Edinburg, 33 persona të lënduar
Bota

Përmbyset anija në Edinburg, 33 persona të lënduar

22 Mars, 2023 8:46 pm
Shqiptarët punojnë më shumë orë se të tjerët
Aktualitet

Shqiptarët punojnë më shumë orë se të tjerët

22 Mars, 2023 8:36 pm
Brexit/ Boris Johnson mund të largohet javën e ardhshme
Bota

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

22 Mars, 2023 8:19 pm
Rusia: Rreziku i konfliktit bërthamor është në nivele të larta
Bota

Rusia: Rreziku i konfliktit bërthamor është në nivele të larta

22 Mars, 2023 8:14 pm
Para
Kulla në PD, Bardhi: Pyesni Veliajn dhe Berishën

Kulla në PD, Bardhi: Pyesni Veliajn dhe Berishën

Përleshja në ballkonin e PD,Bardhi:Nuk i njoh personat që dalin nga brenda selisë

Përleshja në ballkonin e PD,Bardhi:Nuk i njoh personat që dalin nga brenda selisë

Çuçi mohon që në ballkonin e PD të ishin gardistë, Bardhi: Nuk e di kush janë

Çuçi mohon që në ballkonin e PD të ishin gardistë, Bardhi: Nuk e di kush janë





TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik

Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik
22 Mars, 2023

Princi William ka bërë një vizitë të papritur në Poloni, ku ka takuar trupat britanike dhe polake të stacionuara pranë...

Lexo më shumë

Si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi

Si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi
22 Mars, 2023

Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qytetarët në Portin e Vlorës për të udhëtuar drejt Italisë, ku...

Lexo më shumë

“Mos na inçizo”, sekseri të kalon në Portin e Vlorës me 170 Euro

“Mos na inçizo”, sekseri të kalon në Portin e Vlorës me 170 Euro
22 Mars, 2023

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsionin e punonjësve në Portin e Vlorës ndaj qytetarëve që duan të...

Lexo më shumë

Shtyhet seanca për padinë eventuale kundër Trumpit

Nëse FBI vërteton shkatërrimin e dokumenteve, ja sa vite burg rrezikon Trump 
22 Mars, 2023

Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e një jurie të madhe, e cila do të vlerësojë nëse do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com