Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeta e një filmi

2016/09/19 at 10:02 AM
në -Kulturë, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Jeta e një filmi

Shënim për filmin “Amaneti”, me regji të Namik Ajazit, bashkëprodhim i Qendrës Kombëtarë të Kinematografisë dhe Radio Televizionit Shqiptar.


Shkruan: Albatros Rexhaj

Filmin “Amaneti” të regjisorit Namik Ajazi e pashë së fundmi gjatë një premiere të vonuar në Prishtinë. Kisha lexuar shumë shkrime për filmin, si rëndom të mbushura me doza vreri të paemër, dhe duhet ta pranoj se “Amanet-it” iu qasa me një dozë të madhe skepticizmi, mbase edhe paragjykimi. Por tani jam i lumtur që, edhe pse dy vjet pas premierës së parë, në qetësinë dhe botën e veçantë që krijon kinemaja, pata rastin ta shoh filmin dhe të krijoj përshtypjet e mia.

Filmi është i mirë. Kaq!

Artistët e filmit (regjisorë, skenaristë e aktorë) mund të bëjnë një listë të metash që mund t’i gjejnë filmit, por nuk duhet harruar se një listë e tillë i është bërë edhe “Gladiator” të Ridley Scot. Një film, si vepër artistike, nuk duhet parë nga prizmi i gabimeve që mund t’ia gjejmë, por duhet parë si tërësi.

Si realizim, “Amaneti” i Ajazajt qëndron mbi mesataren e filmave shqiptarë që janë realizuar pas rënies së komunizmit. Mbi të gjitha, filmi ka skenar që, brenda logjikës së vet, funksionon fund e krye! Njohësit e filmit shqiptar e dinë shumë mirë se e meta më e madhe e filmit tonë është mungesa e një rrëfimi të mirë brenda skenarit. Rrëfimi i skenaristit Ruzhdi Pulaha jo vetëm që është një rrëfim i besueshëm por është një rrëfim i ndërtuar tërësisht brenda logjikës së narracionit filmik – rrëfimin e shtyn përpara personazhi dhe jo anasjelltas. Personazhi kryesor Mentor Hasa (aludimi mund të jetë për Kadri Hazbiun) nuk është një ndjekës pasiv i ngjarjeve të rënda në të cilat e gjen veten, por ai tregon iniciativë dhe krijon dramën e tij personale. Si skenarist, Ruzhdi Pulaha mbyll qarkun e veprimit në të gjitha nyjat e rrëfimit, pos te personazhi i të dashurës së Martinit, një gocë shoferi e dashuruar në Martinin, çunin e një funksionari të lartë komunist. Fati i saj ngelet i paqartë, por po ashtu edhe fuqia e afeksionit që Martini ka për të.

Detajet tjera të rrëfimit, gjegjësisht mënyra se si autori vendos ta zbërthej rrëfimin nuk mund të jenë çështje e debatit, sepse ato paraqesin një nga shtyllat kryesorë të autorësisë dhe askush nuk ka të drejtë që të mbindërtojë mbi mënyrën si një autor vendos t’i qaset rrëfimit të vet. Një gjë e tillë nuk mund të bëhet as duke u përpjekur që rrëfimit të krahasohet me elemente të faktografisë historike, pasi që e vërteta artistike është realitet në vete dhe jo domosdoshmërisht duhet të jetë në përputhje të plotë me të vërtetën historike. Një film artistik është vepër arti, është kategori fiction dhe jo një rrëfim dokumentar.

Elementi më i fuqishëm në rrëfimin e  filmit “Amaneti” është qasja mbi të cilën autorët vendosin ta rrëfejnë fytyrën e egër të regjimit – lufta e brendshme dhe egërsia e qërimit të hesapeve mes krerëve të lartë të regjimit. Në asnjë vend filmi nuk paraqet shqiptarët e rëndomtë, viktimat e vërteta të regjimit, ata që vuajtën më së shumti, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë pjesë e rrëfimit. Një vëzhgues i jashtëm (që është i çliruar nga të qenit subjektiv në raport me këtë rrëfim) parashtron pyetjen: nëse ky regjim paska qenë kaq i ashpër dhe mizor në raport me njerëzit e vet, atëherë as nuk mund të imagjinohet se çfarë dhune të shfrenuar paska ushtruar kundrejt të tjerëve?  Mungesa e një përgjigjeje të plotë për këtë pyetje përbën dimensionin më të fuqishëm artistik te “Amaneti”, sepse është treguesi më real i mizorive vështirë të përshkrueshme që një grup shqiptarësh ka ushtruar mbi shqiptarët e tjerë.

unnamedAjo që në vështrim të parë duket si dramë e Mentor Hasës në të vërtetë është drama e familjes së tij. Si një nga shtyllat e aparatit mizor të regjimit, një nga themeluesit e  sigurimit të shtetit, Mentor Hasa nuk është një personazh i pafajshëm, përkundrazi mëkatet e tij tërë kohën qëndrojnë si kryq i rëndë mbi supet e tij, por mëkatet e Mentorit nuk mund t’i atribuohen familjes së tij, që në këtë rrëfim janë viktima. Zgjedhja e autorit që Mentorin të mos e portretizojë bardhezi, por ta paraqesë edhe si prind, si bashkëshort dhe si mik, është një gjetje artistike shumë fisnike, pasi që edhe mostrat më të mëdha, përkundër mizorisë që shpërfaqin, megjithatë edhe ata janë njerëz. Dhe është pikërisht ky detaj që filmin “Amaneti” e vesh tërësisht me petkun e një vepre artistike dhe e çliron nga çdo mundësi që të portretizohet si një propagandë kundër një ideologjie të caktuar.

Gjuha vizive që regjisori Ajazi ka zgjedhur është në përputhje të plotë me trendet bashkëkohore në zhanrin e dramës filmike të viteve 90-të, por që kohëve të fundit ka përjetuar një shpërthim të paparë në serialet bashkëkohore saqë më nuk mund të tërheqim një vijë dalluese mes gjuhës vizive që përdoret në një film kinematografik dhe asaj që përdoret në një serial televiziv. Sikur të mos ishte rënia e ritmit që del në pah kur ngjarjet barten në Itali (për një çast krijohet përshtypja se më nuk është i njëjti film) filmi “Amaneti” do të përmbyllej si një nga projektet më serioze të kinematografisë së re shqiptare.

unnamed (2)

Për mua, e arritura më e madhe e regjisorit Ajazi është fuqizimi që ai i bën aktorëve duke iu krijuar atyre hapësirë që të çlirohen nga ngarkesat patetike që jo rrallëherë i ngulfasin filmat shqiptarë. Myzafer Zilfa, me vetëpërmbajtjen që tregon e bën më të besueshëm personazhin e Mentor Hasës; Alfred Trebicka, edhe pse me një rol të vogël, krijon një personazh që lirisht mund të zërë vend në ndonjë nga serialet e mëdha filmike; Eva Alikaj, me lojën që bën, personazhin e saj e kthen në një shtyllë kritike të të gjithë filmit dhe shpërfaq finesa që do të ishin dinjitoze për cilindo divë filmike të ditëve të sotme; Amos Zaharia, hiq skenat e fundit të filmit, e konfirmon veten si një yll në ngritje e sipër të kinematografisë shqiptare dhe nuk duhet të habitemi, nëse në ndonjë zbërthim të favorshëm të fatit, mund të ftohet që të bëhet pjesë e ndonjë projekti të rëndësishëm jashtë shtetit. Edhe pse me një rol krejtësisht të vogël, aktori Shyqeri Çaushaj dëshmon se jo rastësisht është pjesë e projekteve të mëdha në Turqi, ndërkaq edhe Violeta Trebicka, po ashtu përkundër rolit të vogël, demonstron fuqinë e saj si artiste. Nuk gaboj nëse them se Amosi dhe rikthimi i Evës përbëjnë zbulimin më të madh të regjisorit Ajazaj.

Detajet (jo të pakta) si: përdorimi i helikopterit ushtarak të prodhimit amerikan, makina të tipit FIAT, stilolapsat modernë, rrobat jo çdo herë në përputhje me kohën dhe disa të tjera, sado që nuk duhet të neglizhohen, nuk e zbehin vlerën e filmit. Në një analizë objektive këto detaje duhet të shërbejnë si reflektim për atë se frenuesi më i madh i filmit shqiptar vazhdon të jetë mungesa e buxhetit për investime kapitale. Në ditën kur institucionet tona do ta kuptojnë se filmi ka fuqinë të jetë ambasadori më i fuqishëm i një vendi të vogël, do të jetë edhe dita kur filmi shqiptar do të demonstrojë fuqinë e vet të vërtetë.

Të mos kemi asnjë dyshim: ne kemi artistë të brumit botëror. Një brum i tillë gjendet edhe brenda “Amanet-it”.

(Autori është shkrimtar dhe dramaturg. Ky shënim është krejtësisht personal)

Etiketa: albatros rexhajfilm


Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

29 Tetor, 2025 2:22 pm
Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
Kryesore

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

29 Tetor, 2025 1:33 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
Aktualitet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

29 Tetor, 2025 11:35 am
Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Bota

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

29 Tetor, 2025 10:56 am
Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
Bota

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

29 Tetor, 2025 10:36 am
Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste
Kronikë

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:31 am
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shkodër/U plagos pas shpërthimit me tritol, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

29 Tetor, 2025 9:26 am
Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar
Bota

Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

29 Tetor, 2025 9:03 am
Para
Shqiptarët i vjedhin gomonen lordit anglez, gjendet në Sarandë

Kapet 1 ton hashash në Brindizi, u nis nga Vlora. Trafikantët u zhdukën

Prokuroria kërkon 45 ditë paraburgim për mjekët

Prokuroria kërkon 45 ditë paraburgim për mjekët

Ja si nis mëngjesi i Jonida Maliqit

Ja si nis mëngjesi i Jonida Maliqit
















TE FUNDIT

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
29 Tetor, 2025

Një shtetase nga Indonezia është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka braktisur në...

Lexo më shumë

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
29 Tetor, 2025

Partia Socialiste ka bërë publike listat e reja të anëtarëve të Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Në krye...

Lexo më shumë

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
29 Tetor, 2025

Policia e Shtetit bën me dije se disa shtetas ende të paidentifikuar kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email) me...

Lexo më shumë

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
29 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në disa komisariate të vendit, duke emëruar dhe transferuar disa drejtues në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com