Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jepte raporte mjekësore në këmbim të parave/ Dalin pamjet e arrestimit të mjekut të Akademisë së Sigurisë në Tiranë

2023/12/14 at 8:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jepte raporte mjekësore në këmbim të parave/ Dalin pamjet e arrestimit të mjekut të Akademisë së Sigurisë në Tiranë

Janë bërë publike pamjet e momentit të arrestimit të mjekut të Akademisë së Sigurisë, Arjan Xhaferaj, i cili jepte raporte mjekësore fiktive në këmbim të parave.

Kujtojmë se arrestimi i tij është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se mjeku merrte ryshfet 1 mijë deri në 2 mijë lekë për të lëshuar raporte mjekësore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë.

“Sot më datën 14. 12.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ekzekutoi Vendimin Nr 2943 datë 13.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin A. X. me detyrë mjek në Akademinë e Sigurisë Tiranë, për veprën pënale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”; “Falsifikim i dukomunteve shendetësore të parashikuar përkatësisht nga nenet 259/1188/2 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u konkludua pas një hetimi me metoda speciale disa mujor të Drejtorisë së Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku u dokumentua veprimtaria e kundraligjshme e mjekut A. Xh., i cili duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, kundrejt përfitimeve të paligjshme, lëshonte raporte mjeksore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademise së Sigurisë.

Gjatë hetimeve të kryera, janë dokumentuar me prova ligjore rreth 45 raste të ndërveprimit korruptiv midis mjekut A.X., dhe studentëve/kursantëve, të cilët për të justifikuar mospjesëmarrjen në procesin mësimor,siguronin fiktivisht raportin mjeksor, kundrejt shumave monetare që varionin nga 1000 deri në 2000 lekë.

Gjithashtu, është provuar se mjeku i arrestuar kryente falsifikimin e raporteve mjeksore duke i lëshuar për studentët në kohë të mëparshme si edhe duke i lëshuar personave të tretë pa qenë prezent dhe pa u vizituar tek ai si mjek.

Të dhënat e hetimeve paraprake, u vlerësuan veçanërisht për shkak të rrethanave të faktit, pasojës  dhe rrezikshmërisë së veprës penale, ku kursantët që synohet të dalin në terren dhe të sigurojnë zbatimin e ligjit, edukohen në të kundërt që në embrionin e tyre profesional. Akademia e Sigurisë është vendi ku përgatiten oficerët e rinj të Policisë së Shtetit, të cilët në një të ardhme të afërt do të përballen me forma të ndryshme të krimit dhe do të jenë garantuesit e zbatimin e ligjit”, thuhet në njoftim.

Për sa sipër, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë./Opinion.al

Etiketa: Arjan Xhaferajpararaporte mjekësore

Ju sugjerojmë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

17 Janar, 2026 11:19 am
Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos
Bota

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos

17 Janar, 2026 10:16 am
Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran
Bota

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran

17 Janar, 2026 9:36 am
Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
Kryesore

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

17 Janar, 2026 9:04 am
Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër
Bota

Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër

17 Janar, 2026 9:00 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 janar 2026

17 Janar, 2026 8:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026

17 Janar, 2026 8:56 am
Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
Bota

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

16 Janar, 2026 10:32 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

16 Janar, 2026 8:55 pm
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
Bota

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

16 Janar, 2026 8:10 pm
Para
Si arriti BE të çelte negociatat me Ukrainën pavarësisht kundërshtimit të Hungarisë?

Si arriti BE të çelte negociatat me Ukrainën pavarësisht kundërshtimit të Hungarisë?

Arrestimet e SPAK, Veliaj si Rama: Kush ka bërë gabim të mbajë përgjegjësi

Arrestimet e SPAK, Veliaj si Rama: Kush ka bërë gabim të mbajë përgjegjësi

Nuk u paraqit në SPAK, Berisha: Nëse e bëja do të krijoja precedent, do ishte një gjëmë për vendin

Nuk u paraqit në SPAK, Berisha: Nëse e bëja do të krijoja precedent, do ishte një gjëmë për vendin

TE FUNDIT

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
17 Janar, 2026

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 1”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e...

Lexo më shumë

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos
17 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka falur ish-guvernatoren e Porto Rikos, Wanda Vázquez Garced, e cila ishte akuzuar...

Lexo më shumë

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran
17 Janar, 2026

Më shumë se 3,000 persona kanë humbur jetën gjatë protestave mbarëkombëtare në Iran, thanë aktivistë për të drejtat e njeriut,...

Lexo më shumë

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com