Për tre inspektorët e IKMT-së është vendosur masën “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Beratit pasi kanë lejuar ndërtime pa leje.
Inspektorët e IKMT-së, 50-vjeçari me iniciale L.S, 29-vjeçari me iniciale E.V dhe 45- vjeçari me iniciale D.H janë ndaluar nga policia gjatë ditës së djeshme dhe janë të tre banues në Berat.
Sipas hetimeve bëhet e ditur se tre Inspektorët në kundërshtim me ligjin kanë favorizuar dhe lejuar persona të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat./Opinion.al/