Brian Hoyt Yee ka dhënë dorëheqje nga posti i zv/ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi. Lajmi është konfirmuar nga departamenti amerikan i shtetit për Al Jazeera Balkan. Në përgjigjen e dërguar nga Dash për Al Jazeera shkruhet se Hoyt Yee ka vënë në dijeni kolegët e tij për largimin nga posti të cilin e mbante që nga viti 2013. Mediat lakojnë emrin e ish shefit të OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë, Jonathan Moore, si zëvendës të tij.
Sakaq, Yee pritet të emërohet ambasador i SHBA-ve në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Mediat serbe theksojnë se do të jetë pikërisht Sarajeva. Kohë më parë u fol se ai do të caktohej si ambasador në Maqedoni. Janë pikërisht mediat serbe ato që këmbëngulin se Yee do të vemdoset në Sarajevë, ku e përitshmja Blic citon burime anonime në Beograd si dhe zëra në qarqet diplomatike amerikane dhe maqedonase.
Në Shqipëri ai njihet si “buldozeri” amerikan që negocioi marrëveshjen e 18 Majit Rama-Basha, kohë kur opozita protestonte në çadër. Yee gjate vizitës së tij në Tiranë më 15 Maj 2017 takoi vecmas Ramën e Bashën dhe vetem 3 ditë më pas ata arritën dakordësinë per pjesemarrjen e opozitës në zgjedhjet e pergjithshme.