Prokurori Ardian Nezha ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Nezha i cili është shprehur se ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme për arsye se ndihet i pavlerësuar. Kërkesa e tij do të shqyrtohet më 1 prill nga KLP-ja.
Së fundmi, Nezha ishte transferuar në Prokurorinë e Pukës. Më herët Nezha ka qenë prokuror në Prokurorië e Krimeve të Rënda.
Po ashtu, ai njihet dhe si prokurori i cili kërkoi dënim me burg përjetë për Dritan Djatin.
Mësohet se KLP pritet të caktojë edhe drejtuesin e prokurorisë Fier e Lushnje në këtë mbledhje pas vakancës të krijuar nga shkarkimet për efekt të vetting./ Opinion.al E. Xh.