Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jep dorëheqjen kryetari i Akademisë së Shkencave

2017/11/08 at 9:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jep dorëheqjen kryetari i Akademisë së Shkencave

Kryetari i Zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Akademiku Gudar Beqiraj ka dhene sot doreheqjen. Vendimin e tij ai ka bere publik edhe Presidentit Ilir Meta gjate takimit qe ka pasur sot me të. Sipas njoftimit per shtyp nga Presidenca, thuhet se u diskutua mbi situatën aktuale të Akademisë së Shkencave, procesin e reformimit të saj dhe sfidat dhe perspektivën e përballjes së tyre me sukses.

Njoftimi

Gjatë bisedës u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivitetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, për përballimin e sfidave të rëndësishme të vendit tonë.

Gjatë takimit Akademiku Beqiraj i shprehu vullnetin e tij Presidentit të Republikës për t’u dorëhequr nga pozicioni i Kryetarit të Zgjedhur të Akademisë së Shkencave duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribues i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucioni të rëndësishëm.

Presidenti i Republikës Meta vlerësoi lart aktin qytetar të Akademikut Gudar Beqiraj duke vënë në dukje personalitetin e tij dhe rolin e kontributin e gjatë jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor por edhe në atë të zhvillimit të sportit dhe të veprimtarive humanitare.

Presidenti i Republikës Meta theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit.

Përplasja

Pak dite me pare, Asambleja e Akademisë së Shkencave i bënte ftesë për dialog Kryeministrit dhe i një kërkesë Presidentit të Republikës të përgjigjej për dekretimin e kryetarit të ri të ASH-së.

Pas deklaratave të forta të Kryeministrit Edi Rama për heqjen e fondeve për Akademinë e Shkencave dhe një ngërçi të shpallur botërisht që me zgjedhjen e drejtuesve të ASHsë, asambleja e këtij institucioni u mblodh me urgjencë për të vendosur për hapat që do të hedhë për normalizimin e situatës.

“Në vijim të dialogut me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, asambleja i është drejtuar dje me një ftesë zyrtare për takim për zhvillimin e një debati konstruktiv në këtë fazë përmbyllëse të reformës, si një fazë ‘bashkëqeverisjeje me shkencëtarët’.

Gudar Beqiraj e ka mbajtur më herët postin e kryetarit të ASH-së, në vitet 2009-2014. Procesi zgjedhor për kryetarin e Akademisë kaloi përmes polemikave dhe debateve, ku kritikat adresoheshin për një proces të mbyllur, shkëmbim vendesh mes nënkryetarit e kryetarit dhe zgjedhje pa alternativa. Vetëm pak ditë pas zgjedhjes së tij nënkryetar, Myzafer Korkuti, 81 vjeç, dha dorëheqjen.

KRYEMINISTRI

Procesi zgjedhor u parapri nga një qëndrim i Kryeministrit Edi Rama që e cilësoi atë një farsë. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Edi Rama paralajmëroi se “Nëse nuk reformohet, Akademia e Shkencave nuk do të marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të dorëzojë godinë! Prandaj, stop farsës”.

Por pas zgjedhjes së Gudar Beqirajt, në një reagim të dytë Kryeministri tha se “Akademia zgjodhi farsën, ndaj do t’i hiqen fondet dhe ato do t’i shkojnë Universitetit për kërkimet shkencore”.

Në replikën e tij me Kryeministrin, nënkryetari i zgjedhur i Akademisë, Myzafer Korkuti, tha: “Nuk është i informuar. Akademia është institucion i pavarur nga qeveria dhe do të ketë fonde sepse ne jemi pjesë e gjithë Projektit Ballkanit Perëndimor në fushën e kërkimit shkencor”. Por edhe pse Kryeministri Rama deklaroi se nuk do të ketë fonde për këtë Akademi Shkencash e cila duhet të reformohet, në projektbuxhetin e vitit 2018 qeveria ka parashikuar pothuajse buxhet të njëjtë. Për vitin 2017, qeveria Rama i akordoi Akademisë së Shkencave 112 milionë lekë të rinj, ndërsa për vitin 2018 ka parashikuar një fond prej 110,5 milionë lekësh të rinj.

REAGIMET

Akademiku Artan Fuga ishte i vetmi akademik që e kundërshtoi procesin zgjedhor duke e cilësuar atë një farsë, ndërsa u kërkoi drejtuesve të saj hapjen e debatit për një akademi të re. Ai kërkoi moszhvillimin e zgjedhjeve për kryetar dhe nënkryetar të Akademisë të Shkencave pa alternativa rivale dhe konkurrenciale mes kandidatësh. “Kjo do të ishte e turpshme për ne si Akademi e Shkencave”, u shpreh Fuga.

Por, pas ndërhyrjes së Kryeministrit Rama në këto zgjedhje, debati përfshiu dhe politikën. Partia Demokratike, përmes deputetit të saj Luçiano Boçi akuzoi drejtpërdrejt Ramën për mënyrën se si është “katandisur” ky institucion.

Edhe LSI-ja, përmes kreut të deputetëve Petrit Vasili akuzoi Kryeministrin se e konceptoi debatin vetëm te godina e Akademisë dhe paratë, pa shfaqur asnjë vizion se si duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm i shkencës në vend.

Etiketa: jep doreheqjenkreu i akademise se shkencaveperplasja me ramen

Ju sugjerojmë

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
Aktualitet

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

6 Qershor, 2025 10:27 am
Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
Aktualitet

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

6 Qershor, 2025 10:23 am
Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
Rajoni

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

6 Qershor, 2025 10:18 am
Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
Aktualitet

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

6 Qershor, 2025 10:08 am
Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
Aktualitet

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

6 Qershor, 2025 10:06 am
Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
Aktualitet

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

6 Qershor, 2025 9:56 am
Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
Bota

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

6 Qershor, 2025 9:51 am
Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet
Rajoni

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

6 Qershor, 2025 9:42 am
“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
Para
Ç’ndodhi mes Tahirit dhe Visho Ajazit? Ja sherri në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ç’ndodhi mes Tahirit dhe Visho Ajazit? Ja sherri në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Altin Basha: Ju tregoj pse e rikthyem Arian Çanin në “Portokalli”

Altin Basha: Ju tregoj pse e rikthyem Arian Çanin në “Portokalli”

Vajza, forma juaj e gjoksit tregon çfarë tipi jeni në seks

Vajza, forma juaj e gjoksit tregon çfarë tipi jeni në seks

TE FUNDIT

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
6 Qershor, 2025

Në banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe shkak për këtë është bërë lënia ndezur e një pajisje elektrike....

Lexo më shumë

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e hapjes së festivalit europian “Bread & Heart” (Bukë e Zemër). Ky event...

Lexo më shumë

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
6 Qershor, 2025

Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar vlerat...

Lexo më shumë

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
6 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com