Bota

Jep dorëheqjen kryeministri Giuseppe Conte, krizë në koalicionin qeverisës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:29 - 26/01/21 |
Doriana Çepunaj

Kryeministri italian Giuseppe Conte u komunikoi ministrave vendimin për të dhënë dorëheqjen raportojnë mediat italiane.

“Falënderoj çdo ministër, për çdo ditë të këtyre muajve së bashku,” i tha Kryeministri ekipit të tij të qeverisë.

Ndërkohë që krerët e delegacioneve të forcave të shumicës, Alfonso Bonafede, Dario Franceschini dhe Roberto Speranza përsëriten mbështetjen e tyre.

La Repubblica shkruan se Conte më pas do të ngjitet në presidencë për zyrtarizmin e dorëheqjes. Që nga ai moment, të gjitha skenarët që presidenti italian do të duhet të vlerësojë janë të mundshme, por së pari Sergio Mattarella do të fillojë konsultat me të gjitha forcat politike./Opinion.al

Pas