Është dorëhequr ditën e sotme drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi.
Sipas informacioneve, dorëheqja i është kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i Kadastrave, Artan Lame.
Përkohësisht drejtuese e kadastrës së qytetit bregdetar do të jetë zv.drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Risena Xhaja.
Xhaja do të mbajë postin deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit për postin e drejtuesit të të Kadastrës në Durrës dhe gjetjen e një drejtuesi tjetër.