Filmi më i ri i këngëtares dhe aktores Jennifer Lopez duket se po rezulton mjaft i sukseshëm. Në një dokumentar rreth 17-minuta, J.LO shfaqet në lot pas kritikave pozitive dhe duartrokitjeve që ka marrë për “Hustlers”.
Diva 50-vjeçare nuk i mbajti dot lotët kur producentja dhe mikesha e saj Elaine Goldsmith-Thomas, me të cilin ka punuar që nga viti 1998, lexoi titujt e kritikave në FaceTime.
Në këtë film ajo luan rolin e striptistes Ramona, rol për të cilin është shprehur që ka qenë shumë i vështirë.
Deri më tani “Hustlers” ka fituar 2.5 milionë dollarë në shfaqjet e së enjtes në Amerikën e Veriut dhe parashikohet të fitojë midis 20-26 milionë dollarë./Opinion.al/