InstaBIZ

Jennifer Lopez dëshiron të jetojë shumë pranë Shqipërisë


               Publikuar në : 10:19 - 15/01/20 |
el ida

Duket se Jennifer Lopez ka gjithçka që një njeri ëndërron, fëmijë të shëndetshëm, një partner që e do dhe e mbështet, pasuri, famë dhe miliona fansa në mbarë botën. Megjithatë ylli i Hollywood ka pohuar se dëshiron një jetë më të thjeshtë dhe “organike”.

Lopez tha se do të dëshironte shumë të largohej nga Shtetet e Bashkuara drejt Italisë (pra shumë pranë Shqipërisë), ose në Bali, Indonezi, ku mund të jetojë më e qetë.

“Do të doja shumë të jetoja diku tjetër, në një qytezë të vogël në Itali, ose në anën tjetër të globit, në Bali. Të bëja një jetë më të lehtë, ku mund të ngas biçikletën, të blej bukë, të shkoj në shtëpi dhe thjesht të rri duke pikturuar, ose duke ngrënë ulur në karrige.” tha 50-vjeçarja në një intervistë me “Vanity Fair”.

Ajo nuk e komentoi faktin se është lënë jashtë kandidaturave për Çmimet Oscar, edhe pse shkëlqeu në rolin e protagonistes në filmin e fundit “Hustlers”, por tha se aktrimi është dashuria e jetës së saj.

“Do të thosha që kërcimi dhe muzika janë dashuritë e mia të para, por aktrimi është dashuria e jetës”, tha ajo./Opinion.al

Pas