Aktualitet

“Jeni të mirëpritur t’i ndiqni”, avionët “B-52” të SHBA-ve fluturojnë sot mbi Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 22/08/22 |
Opi Nion

Dy avionë “B-52” të SHBA-ve do të kryejnë fluturime me lartësi të ulët mbi Tiranë. Lajmi është dhënë nga ambasada amerikane në Tiranë në një status në rrjetet sociale.

Teksa fton qytetarët që të shohin spektaklin që do të dhurojnë dy avionët gjigantë që SHBA-ve në orën 14:45-15:00, në Sheshin Skënderbej, ambasada shkruan se ky aktivitet do të zhvillohet në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Dy avionë amerikanë B-52 do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë sot dhe të gjithë jeni të mirëpritur t’i ndiqni! Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbej sot në orën 14:45-15:00, në këtë mundësi unike për të parë fluturimin në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhëniet tona si aleate dhe partnere në NATO”-shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Pas