Sociale

“Jemi të gatshëm për hapjen e negociatave”


               Publikuar në : 15:17 - 25/06/19 |
Geljano Fataj

“Jemi të gatshëm për hapjen e negociatave”. Kështu mendon ish –Guvernatori, Ardian Fullani i cili ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa” për Shkencat Ekonomike dhe Financiare nga Universiteti Sancti Cyrilli, një ndër universitetet më të vjetra në Europë në fushën kërkimore dhe akademike.

Të pranishëm gjatë ceremonisë ishin përfaqësues të shkencës, akademisë, literaturës, artit dhe kulturës, dhe për më tepër të botës financiare.

Gjatë fjalës së tij Fullani u përqendrua në reformat strukturore që ka bërë vendi ynë dhe rajoni, në kuadrin e zgjerimit europian, duke e bërë Shqipërinë jo vetëm një vend më të mbrojtur nga krizat, por edhe kandidat të denjë për Bashkimin Europian.

Universiteti Sancti Cyrilli është institut ndërkombëtar kërkimor dhe akademik, që fillimisht u themelua si “Imperial Academy of Saint Cyril” nga Dukata e Madhe e Moskës, Dinastia Rjurik.

Emrin e ka marrë nga Shën Cirili [827 – 869], Apostul i Sllavëve, të cilit i atribuohet krijimi i alfabetit cirilik, që përdoret edhe sot në gjuhët e grupit sllav në degën Indo-Europiane./ Opinion.al

Pas