Kryesore

“Jemi si buzëkuqi juaj”, Açka-PS: Kam bindjen që ju e keni zgjedhur presidentin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 10/05/22 |
Opi Nion

Ka nisur në Kryesinë e Kuvendit Konferenca e Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri. Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot për të vendosur datën se kur do të zhvillohet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri.

E para që foli në këtë mbledhje ishte deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka e cila është shprehur se ka bindjen se PS e ka zgjedhur presidentin she se konsultimet më opozitën janë një fasadë.

Kështu që ky si proces ndoshta pa dashje, jo me dëshirën e keqe u bë disi pjesë. Unë e shikoj që huqi nuk ka për t’ju lënë të negocioni me ne. Unë kam bindjen që ju e keni zgjedhur presidentin dhe ne jemi buzëkuqi juaj që të dukeni të bukur para Evropës. Unë jam e bindur që ju e keni zgjedhur presidentin për mos thënë dhe emra. Ju nuk keni kriter të tretë, ose bijën o se birin e një komunisti që i ka shërbyer asaj kohe, ose ndonjë lëpirës dore”-u shpreh Açka./Opinion.al

Pas