Kryesore

“Jemi një skuadër e fortë”, Hysaj: Kemi mundësi të shkojmë në Katar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 07/09/21 |
Opi Nion

Para ndeshjes me San Marinon tranjeri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Edi Reja, dhe mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Hysaj është shprehur se fitorja e fundit më Hungarinë i ka dhënë optimizëm skuadrës për të ecur më përpara.

“Duhej fitorja ndaj Hungarisë pasi na karikoi më shumë për të ecur më përpara. Kemi mundësi të kualifikohemi, kemi mundësi të shkojmë në Katar dhe pse jo të mos jemi të karikuar për ndeshjet e radhës”.

Më tej, shkodrani u shpreh se Shqipëria ka skuadër shumë të fortë që sipas tij është ndoshta grupi më i miri i viteve të fundit.

“Jemi një skuadër shumë e fortë. Besoj se Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë futbollistë të këtij niveli dhe aktivizohen në skuadra të një niveli europian. Duhet të futemi me besim në fushë dhe kjo na nevojitet për të ardhmen. Ekipi ka kimi në mesfushë dhe në sulm dhe kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Hungarisë. Besoj se me kohën vlerat në mesfushë dhe në sulm do të rriten më tej”, tha Hysaj.

Sa i përket, San Marinos dhe ndeshjeve të ardhshme, Hysaj u shpreh se do të kërkohen me patjetër pikët e plota.

Pas