Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jemi në momentin e artë të vajit të ullirit

2015/11/15 at 7:16 PM
në -Shëndeti, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Jemi në momentin e artë të vajit të ullirit

Mbase disa prej jush edhe mund ta dinë se Nëntori është muaji më i përshtatshëm për vjeljen e ullirit për vaj në Shqipëri. Por, a e dini cila është diferenca mes një prodhuesi vaji ulliri dhe një prodhuesi vaji ulliri ekstra të virgjër? Një punë ekstra. Për të prodhuar vaj ekstra të virgjër një ullishtar i mirë e çon ullirin çdo natë në mulli. Në këtë mënyrë prodhohet vaj më i mirë me ngjyrë tipike jeshile, i pasur me aromë e shije e me aciditet më të ulët.


Zoti Dhimitër Panajoti, specialist i vajit të ullirit pranë AAC Lushnja thotë për AgroWeb se ullinjtë e këtij viti janë nga më të mirët, për shkak të mungesës së sëmundjeve të ullirit dhe për shkak të vjeljes së hershme të tij. “Është mirë që ullinjtë të vilen brenda Nëntorit”, thotë zoti Panajoti, duke këshilluar prodhuesit të marrin më të mirën nga ullinjtë e tyre duke bërë atë “punën ekstra”.

“Çdo ditë qëndrimi në fermë, vaji në brendësi të frutit humbet 10-20% të cilësisë; rritet aciditeti, pakësohen elementët cilësorë, si polifenoli, pakësohet aroma”, pohon zoti Panajoti

Procesi i përpunimit ndikon në 60% të cilësisë së vajit. Kini kujdes! Vaji nuk përmirësohet nëse vjetërohet por ka jetë më të gjatë nëse ruhet mirë. Armiqtë kryesorë të vajit janë ajri, nxehtësia dhe drita. Qelqi i errët është më i mirë për ruajtje. Çeliku inoks është më i miri për ruajtjen e sasive të mëdha.
Ndiheni konfuzë mes rafteve me shumllojshmëri vaji ulliri në supermarket? Ndiqni udhëzimet e AgroWeb, si të zgjidhni vajin e duhur të ullirit si edhe disa fakte interesante:

Cilat janë ndryshimet mes vajit të ullirit të “virgjër”, vajit të “lehtë” dhe atij të zakonshëm?

Vaji i ullirit i virgjër. i shoqëruar edhe me parashtesën “Ekstra” përbën nivelin më të lartë të vajit të virgjër dhe më i miri që mund të tregëtohet. Vaji i virgjër i prodhuar nga mekanizmi i shtypjes mund të quhet si ekstra nëse ka më pak se 1% acid oleik dhe performon shije, ngjyrë dhe aromë të mirë. Pra praktikisht vaji ekstra i virgjër është vaji më i mirë.

Vaji i zakonshëm i ullirit. Kjo kategori ka të bëjë me produktin e përzier të vajit. Prodhuesit e vajit të ullirit fillojnë me vaj të virgjër të një kualiteti më të ulët. Në mënyrë që këto vajra të përshtaten për konsum duhet të përpunohen duke përdorur proçese mekanike termale apo kimike. Vaji i përpunuar i ullirit vjen me një ngjyrë dhe shije më të zbehur. Përpara se produkti rezultant të shitet si vaj ulliri, prodhuesi e përzien ekstraktin me vaj ulliri të përpunuar dhe me një përqindje të vogël vaji të virgjër për të siguruar aromën dhe shijen.

Vaji i “butë” dhe i “lehtë”. Vaji i ullirit i lehtë është një variacion vajit të ullirit të zakonshëm. Prodhuesit e këtij produkti përdorin vaj ulliri shumë të përpunuar dhe përdorin më pak vaj të virgjër me kualitet. Mbase ndryshimi do të vihej re në shije dhe në aromë por sasia e kalorive dhe yndyrës është e njejtë me vajrat e tjerë.

Vaji i “tulit” të ullinjve. Vaji i bërë me tulin e ullinjve konsiston në mbetjet e vajit të ekstraktuara me përbërës kimikë dhe të marra nga ullinjtë e parë që kanë kaluar proçesin e shtypjes. Edhe në këtë rast përdoren sasi të caktuara vaji të virgjër në mënyrë që të shtojnë nivelin e shitjeve.

Janë të gjithë llojet e vajrave të ullirit të njejtë?

Jo. Ashtu si edhe vera, vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të variojë shumë në shije dhe varet nga lloji dhe kualiteti i frutit të pëpunuar, periudha e të vjelave, moti gjatë sezonit të rritjes dhe rajoni ku prodhohen.

Specialistët në përgjithësi përdorin këto cilësi në vlerësimin e vajrave të ullirit: i butë, gjysmë ekstrakti frutash apo vetëm ekstrakte frutash, të cilat varen nga shija e ullinjve. Për më tepër disa vajra kanë një fund djegës që vlerësohet shumë.

Cilët janë vlerat ushquese?

Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol. Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e pangopur. Ndërsa 14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karroten dhe vitaminë E. Gjithashtu përmban edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.

Çfarë e bën vajin e ullirit më të mirë se vajrat e tjerë?

Tre janë faktet që e bëjnë vajin e ullirit të jetë superior ndaj vajrave të tjerë me origjinë nga perimet: shija, përbërja dhe integriteti.

Shija është diferenca më e qartë mes vajit të ullirit dhe vajrave të tjerë komerçialë si ai i misrit, sojës etj. Këto vajra janë shumë të yndyrshëm dhe pa shije. Askush nuk do të donte të ushqehej me këto vajra ashtu si edhe shefat e kuzhinës nuk i përdorin për të mos prishur shijen e gatimeve të tyre.

Vaji i ullirit, veçanërisht vaji ekstra i virgjër, i shton një shije dhe dimension cilësor gatimeve duke u bërë një zëvendësues i mirë i gjalpit dhe margarinës. Në fakt sot gjithnjë e më shumë restorantet shërbejnë gatime me vaj ulliri të virgjër si një alternative përkundrejt gjalpit.

Për më tepër vajrat me origjinë nga perimet janë përbërje industriale të përpunuara. Gjithashtu këto vajra janë përgjithësisht të nxjerra nga përbërës kimikatë të mbështetur në naftë apo gaze të tjerë. Përpunimi i tepërt i heq vajit shijen, ngjyrën dhe vlerat ushqyese.

Si mund të ruhet vaji i ullirit?

Këshillohet të ruhet në vende të freskëta dhe të errëta. Vaji i ruajtur në kushtet e duhura mund të rezistojë deri në dy vite. Është gjithnjë më i shijshëm në dy muajt e parë të prodhimit dhe mund të ofrojë pothuaj të njejtën kënaqësi deri në fund të vitit të parë të prodhimit. Vaji i ullirit nuk duhet të ruhet në frigorifer. Në rast se ftohet ai bëhet i turbullt dhe eventualisht kristalizohet. Nuk do të ishte nevoja aspak pasi vaji ruhet në temperaturë ambienti dhe në këtë mënyrë ofron shijen e vet natyrale.

Dhe së fundmi, ulliri, është frut apo perim? Ullinjtë janë fruta të cilat rriten në pemët e ullinjve të quajtura, olea europaea. Pemët e ullinjve janë kultivuar prej 1000 vjetësh tashmë dhe ishin gjithashtu të pranishme në periudhën biblike.

Marre nga agroweb.org



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
Ja cili është  i arratisuri i sulmit në Paris

Ja cili është i arratisuri i sulmit në Paris

Foto/Lajm – ja si transportohej akulli ne Tiranen e viteve ’80!

Foto/Lajm - ja si transportohej akulli ne Tiranen e viteve '80!

Kur jane momentet e duhura për ta kënaqur në shtrat një femër?!

Kur jane momentet e duhura për ta kënaqur në shtrat një femër?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com