Bota

“Jemi në luftë për jetë a vdekje”/Kim Jong-Un: Të fokusohemi te ekonomia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:11 - 01/01/22 |
Opi Nion

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka thënë se ekonomia  do të jetë prioriteti kombëtar këtë vit pasi vendi po përballet me një “luftë të madhe për jetë a vdekje”.

Ai po fliste në fund të një takimi kyç qw vjen pasi Kim shënon 10 vjet në pushtet.

Një bllokadë e vetë-imponuar e koronavirusit e ka lënë Korenë e Veriut të luftojë me mungesën e ushqimit.

Kim tha se rritja e zhvillimit ekonomk dhe përmirësimi i standardeve të jetesës së njerëzve ishte detyra kryesore, raporton BBC.

Ai pranoi “situatën e vwshtirw” në vitin 2021 dhe vendosi “një detyrë të rëndësishme për të bërë përparim radikal në zgjidhjen e problemit të ushqimit, veshjeve dhe strehimit për njerëzit”, njoftoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

Ai tha se lufta me pandeminë ishte një nga qëllimet kryesore për vitin e ardhshëm: “Puna pwr parandalimin e pandemisw wshtw urgjente dhe duhet të jetë një përparësi kryesore në punën e shtetit,” citohet të ketë thënë Kim Jong-un nga KCNA.

Koreja e Veriut është duke u përballur me një krizë të fortë, ku shumë qytetarët kanë mungesë ushqimi.

Pas