“Jelek verdhët” duket se nuk do të heqin dorë nga protestat dhe pas dekoratës së presidentit Emmanuel Macron, i cili u shpreh se do të shqyrtohen kërkesat e tyre.
Prej 24 javësh, “Jelek verdhët”, protestojnë ende kundër politikës ekonomike të administratës Macron.
Në Paris, disa mijëra persona morën pjesë në dy protesta paqësore. Në qytetin lindors, Strasburg, që gjendet në kufi me Gjermaninë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila ishte nisur drejt ndërtesës së Parlamentit Evropian.
Macron teksa ka kërkuar që të ndalojnë protestat, ka njoftuar për shkurtimin e taksave për punëtorët e klasës së mesme dhe ka thënë se planifikon të mbyllë një kolegj të elitës franceze, ku shkollohen nëpunësit e lartë civilë dhe politikanët, raporton AP.
Por, pavarësisht protestave të vazhdueshme, presidenti francez duket se nuk do të heqë dorë nga politikat pro-biznesore, gjë e cila ka acaruar “jelek verdhët”./ Opinion.al E.Xh.