Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jehona e dënimit të Tahirit në mediat e huaja

2019/09/20 at 11:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jehona e dënimit të Tahirit në mediat e huaja

Lajmi për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e disa mediave ndërkombëtare.

Pritja maratonë për rreth 5 orë për dhënien e vendimit u ndoq me interes jo vetëm nga mediat brenda Shqipërisë. Agjencia e lajmeve Retures ka raportuar dënimin e Tahirit. Ajo shkuan ish-bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit Rama akuzohej për trafik droge, grup të struktrukturuar kriminal, por u dënua vetëm për shpërdorim detyre.

“Prokurorët kërkuan që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej për 12 vjet me akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, në një rast që ka tronditur administratën e majtë.

Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të interesuar të shohin Tiranën të rrisë luftën e saj kundër korrupsionit, të takohen për të vendosur nëse do të mbështesin Shqipërinë për të filluar negociatat për anëtarësim të rekomanduara nga Komisioni i BE” shkruan ndër të tjera Reuters.

Lajmin e Reuters e ka raportuar gjithashtu edhe Euronews, e cila përmend lidhjen e ngushtë të Tahirit me kryeministrin Rama

“Një nga yjet në rritje të Partisë Socialiste kur u emërua ministër i Brendshëm vetëm në moshën 34 vjeç në vitin 2013, Tahiri filloi modernizimin e forcës policore dhe ndaloi prodhimin në shkallë industriale të kanabisit në enklavën e paligjshme të Lazaratit në fillim të vitit 2014. Sidoqoftë, kanabisi më pas u përhap në të gjithë vendin e Ballkanit dhe trafikantët kanë zbarkuar ngarkesa deri në një ton në Itali” shkruan Euronews.

Lajmi është raportuar edhe nga agjencia e lajmeve në Itali ANSA.

“Ish-minister ne kabinetin e kryeministrit socialist të Edi Ramës, në detyrë deri në marsin e kaluar 2017, Tahiri përfundoi në gjyq pas hetimeve të kryera në Itali, hetime që çuan, në tetor të po këtij viti, në shkatërrimin e një organizatë kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, disa të afërm të ish-ministrit, qe merreshin me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Tahiri tashmë ka njoftuar se do të apelojë vendimin” shkruhet në artikullin e ANSA.

Saimir Tahiri u dënuar mbrëmjen e së enjtes nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Këto do të konvertohen në 3 vite shërbim prove. Ai tha se do të apelonte vendimin dhe ndërkohë ka paralajmëruara ditën e sotme një deklaratë për mediat. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Para
Tahiri u dënua për shpërdorim detyre, Soreca komenton vendimin

Tahiri u dënua për shpërdorim detyre, Soreca komenton vendimin

Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin

Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin

Protesta globale kundër ndryshimeve klimatike

Protesta globale kundër ndryshimeve klimatike

TE FUNDIT

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com