Ndërkohë që na ndajnë vetë pak ditë nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, zv.presidenti i SHBA, JD Vance, ka dhënë një mesazh për Shqipërinë.
Ky mesazh i zv.presidentit është shpërndarë nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale.
JD Vance shprehet se njerëzit duhet të jenë të lirë të votojnë preferencën e tyre, pa hasur pengesa.
“Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë së zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo”, shprehet Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance.