Ana Pisoneri , Zëdhënësja e Bashkimit Europian, ka deklaruar se javën e ardhshme do të jetë data kur KE dhe komisioneri për zgjerimin Varhelyi do të paraqesin strukturën apo kornizat e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshillin Europian.
Zëdhënësja e BE thotë se këtë të diel paraqiten kornizat e negociatave në të cilat do të punohet.
”Përfaqësuesi OliverVarhelyi tha sot se KE do të paraqesë kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillin Europian në qershor, me shpresë javën e ardhshme.”- shkruan Pisoneri.
Ndërkohë, ka reaguar edhe Drejtoresha e BE për Ballkanin dhe shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera e cila ka thënë se po punohet për detajet e fundit.
Po me të vërtetë, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për Shqipërinë dheMaqedoninë e Veriut për pranimin në Bashkimin Evropian.- shkruan Calavera./ Opinion.al