Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Javë bombë”, Meri Shehu jep yjet për shenjat e horoskopit: Asnjëherë nuk kemi parë kështu…

2024/12/09 at 7:41 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Javë bombë”, Meri Shehu jep yjet për shenjat e horoskopit: Asnjëherë nuk kemi parë kështu…

“Planetet janë duke u përballur shumë fuqishëm atje lart,” kështu e nisi parashikimin e saj për këtë javë astrologia Meri Shehu në studion e “Rudina” në Tv Klan. Sipas saj Marsi i kundërt në Luan me Afërditën në shenjën e Ujorit do të sjellin përmbysje për 12-të shenjat e horoskopit.


Duke dhënë yjet për secilën shenjë dhe duke parashikuar të papriturat, Meri Shehu paralajmëroi që pritshmëritë të ishin të ulëta. Teksa vlerësimet me nga 1 yll u dhanë rresht.

“Planetet janë duke u përballur shumë fuqishëm atje lart. Kjo është dhe java që do të ndodhë dhe hënë e plotë, por ajo do të ndodhë në fund të javës, ditën e diel, efektet do i japë javës tjetër, kështu që ne nuk do të ngelemi shumë tek Hëna e plotë në Binjak ditën e sotme. Por, kemi përballjen e Marsit të kundërt në Luan me Afërditën në shenjën e Ujorit. Njihen historikisht si dashnorët shekullorë këta të dy, por ka një përballje kaq të fuqishme kësaj jave, saqë askush nuk do të ngelet nëse është në çift ose ka një marrëdhënie të rëndësishme personale pa bërë një debat, ose pa u futur në një tension. Por kap dhe çështjet ekonomike, sa herë që përballen këta dy planete dalin shpenzime të papritura, dalin situata nga kontrolli sepse bëhemi më emocionalë, më të rrëmbyer dhe duam që të shpenzojmë më shumë për të rënë në sy. Është një javë që të gjithë do i kapë pak ritmi i sherrit dhe i tensionit në marrëdhëniet e tyre,” tha astrologia.

Dashi 1 yll

Dashët janë shenja e parë që do të udhëhiqen nga Marsi dhe Marsi është në Luan në shenjën e tyre erotike. Marsi është i kundërt, kundërshtohet dhe me Afërditën në shenjën e Ujorit dhe problemet në jetën e tyre personale, erotike, sentimentale dhe krijuese do të jenë të papara. Detyrimisht do të duan të kthehen në të kaluarën tek një ish, ose një person i tretë futet në një marrëdhënie dyshe dhe e josh Dashin. Deri diku do të ndjehet mirë nga kjo joshje, nuk do ta shikojë si një rrezik në këtë marrëdhënie, po kjo nuk i pëlqejë partnerit ose partneres, duke formuar kështu një trekëndësh të vështirë erotik.

Demi 2 yje

Këto përballje Demët do i kenë më shumë në çështjet familjare dhe karriere, ose ndonjë shtyrje martese apo fejese. Por, dikush nga Demët do të kuptojë dhe do të thotë “në këtë kohë nuk është as fejesa për mua, e as martesa, as ndonjë lidhje e re për mua”, dhe do të kuptojë se mund të jetë vetëm në periudhën e festave. Pra dalin pak më të veçuar, kështu që duhet të kenë kujdes në karrierë, në ata që merren me art dhe në atë që shpenzojnë në këtë periudhë.

Binjakët 1 yll

Binjakët janë në pritje të Hënës së plotë në shenjën e tyre. Kjo Hënë e plotë do të përballet me Saturnin në Peshk dhe një njeri i fuqishëm, kryesisht me karrierën apo ligjin, ose një njeri i rëndësishëm në familjen e tyre do u bëjë pritë shumë dëshirave dhe planeve të Binjakëve, kështu që shumë Binjakë nuk do të arrijnë të finalizojnë dot synimet e tyre. Mund të ndeshen me probleme familjare ose shëndetësore.

Gaforrja 1 yll

Problemet më të vështira i kanë në fundjavë me Hënën e plotë në Binjak që do të jetë në shtëpinë e 12-të për ta. Do të kenë ndikime emocionale dhe prapaskena në punë. Marrëdhëniet me miqtë ose me jashtë fillojnë dhe vështirësohen, por do të shikojnë dhe probleme shumë të vështira ekonomike. Përballje të cilat do i ndjejnë që në fillim të javës, që nesër dhe në vazhdim. Në datën 12-të që është kjo përballja mes Afërditës dhe Marsit do ta ndjejnë qoftë në anën emocionale, qoftë në anën ekonomike, pra asnjë gjë nuk ka asnjë lloj bazamenti.

Luani 1 yll

Marsi i kundërt në shenjën e tyre në përballje me Afërditën në Ujor, do të shikojnë se edhe sikur të thonë një fjalë të mirë apo të bëjnë një gjest të mirë nuk do të jenë të mirëpritur. Të tjera thonë dhe të tjera do të nënkuptojnë të tjerët, por dhe vetë Luanët kanë një energji të kthyer kundër si Marsi që është i kundër në shenjën e tyre dhe duket sikur e kaluara do të sundojë në këtë periudhë, do i bëjë parapritë projekteve dhe planeve të tyre. Çështjet ekonomike dhe për ta janë sfiduese dhe një bashkëpunim ndërpritet në mes duke mos arritur atje ku duhet.

Virgjëresha 3 yje

Do të keni një rigjenerim. Rigjeneroheni nga ato pjesë të thyera, filloni dhe të keni një rigjenerim sidomos në çështjet ekonomike dhe shpirtërore. Duket sikur këto përballjet e fuqishme nuk iu prekin më. Pra keni fituar një lloj imuniteti, duke shmangur ndjesinë emocionale të fortë për t’u përballur me një çështje ekonomike.

Peshorja 3 yje

Marsi në Luan dhe Afërdita në Ujor janë dy aleatë të mirë, që sado që përballen me njëri-tjetrin, përsëri gjendet ura lidhëse dhe mënyra për t’u afruar apo pse jo dhe për t’u sqaruar. Peshoret me mënyrën e tyre diplomatike do të gjejnë një mënyrë për të qetësuar gjërat në marrëdhëniet emocionale, erotike e cila shkon drejt falimentimit, por në momentin e fundit Peshoret do ta shpëtojnë.

Akrepi 2 yje

Kjo javë ka të bëjë me karrierën, me talentet dhe aftësitë e tyre krijuese. Vonohen pak për të dalë në pah tani, por mund t’u jepet mundësia që të rregullojnë diçka. Por, kundërshtimi direkt mes Marsit dhe Afërditës në datën 12 tregon se ka shpenzime, pasiguri dhe nuk ka një mbështetje realisht shumë të fuqishme. Duhet të kenë kujdes.

Shigjetari 1 yll

Kontaktet me jashtë, çështjet personale, çështjet ekonomike dhe shoqërore sikur lëvizin dhe këto disbalancat ose këto lëvizjet e menjëhershme tregojnë që në Shigjetar po ndodh një tërmet në gjendjen e tyre emocionale dhe ekonomike pa stabilitet.

Bricjapët 1 yll

Problematikat e tyre në punë janë të çuditshme në fundjavë kështu që duhet të qetësohen në çift në këtë periudhë ose në prapaskenat e punës që mund të kenë. Një relacion pune që mund të kenë, një relacion erotik në punë mund të shkojë në një skandal.

Ujori 3 yje

Afërdita është në shenjën e tyre, Marsi është përballë shenjës së tyre. Gjithsesi këta joshen kaq shumë saqë nga joshja më e fortë ose nga tensioni i fortë mund të krijohet një “boom” i madh për një lidhje të mirë. Aty ku gjërat përplasen nga një herë mund që të ketë një shkëlqim, ndriçim të bukur.

Peshqit 1 yll

Po përgatiten për Hënën e plotë në Binjak që i penalizon në punët e shtetit, në çështje karriere dhe në marrëdhëniet me eprorët sepse Saturni në shenjën e tyre u bën dëm, por mbetet për të pritur të dielën. Ndërkohë edhe personat e kësaj shenje si romantikë, erotikë që janë nuk kanë se si të kenë pozitivitet në këtë përballje të fuqishme Afërditë-Mars. Çështjet e ekonomike do të jenë shumë të riskuara rreth datës 12 dhe 13 Dhjetor./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Altin Dumani shpallet kampion i antikorrupsionit, nderohet nga Antony Blinken

Altin Dumani shpallet kampion i antikorrupsionit, nderohet nga Antony Blinken

Arrestohet autori i vrasjes së shefit të sigurimeve në Nju Jork

Arrestohet autori i vrasjes së shefit të sigurimeve në Nju Jork

Bardhi vizitë në Parlamentin Britanik: Vitin e ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë PD

Bardhi vizitë në Parlamentin Britanik: Vitin e ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë PD
















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com