Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Java e teknologjisë Tirana-Tel Aviv, Veliaj: Të bëjmë histori, jo histeri

2023/03/21 at 2:52 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Java e teknologjisë Tirana-Tel Aviv, Veliaj: Të bëjmë histori, jo histeri

Këtë të hënë ka nisur në Tiranë, Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv, në qendër të së cilës është teknologjia dhe inovacioni, ku morën pjesë 88 kompani,  si dhe investitorë potencialë nga Izraeli.


Kjo ngjarje synon njohjen e sipërmarrësve izraelitë me eko-sistemin vendas të teknologjisë dhe informacionit dhe kompanitë shqiptare në fushën e teknologjisë, si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes kompanive.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili hapi takimin e parë, tha se Tirana ka potencialin të jetë Tel-Avivi i Ballkanit.

“Sot kemi 88 kompani nga Izraeli në Tiranë; Janë 88 mundësi për të lidhur 88 fije bashkëpunimi mes Tiranës dhe Tel-Avivit, ose Shqipërisë dhe Izraelit. 50% e ekonomisë së vendit zhvillohet në Tiranë. Tirana është zyrtarisht qyteti më i ri në Evropë, patjetër është edhe i vetmi qytet që rritet çdo vit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë përmendi projektin e rijetësimit të Piramidës, e cila së shpejti hap dyert si qendra më e madhe e teknologjisë në rajon. Veliaj dha lajmin e mirë se në zonën e Kasharit do krijohet një hapësirë e lirë ekonomike edhe për bizneset që punojnë në fushën e teknologjisë.

“Bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit kemi hapur një thirrje te Piramida, për start up-et apo kompanitë që duan të vendosen aty. Sigurisht, kemi rezervuar 1/3 e hapësirës për qendrën “Tumo”, ndërkohë 1/3 do të jenë shërbime. Pra, ne duam që kompani të stabilizuara të rekrutojnë që në moshë të vogël talente nga qendra “Tumo”. Gjithashtu, sapo kemi marrë pjesën e fundit të tokës te “Zona e Lirë Ekonomike” në Kashar. Është një hapësirë ideale, sepse lidhet fare mirë edhe me rrugën e Kombinatit, në Jug të Tiranës, edhe me një zonë shumë të madhe si “Astiri”, ku një pjesë e të rinjve fillojnë jetesën e tyre në Tiranë. Është shumë afër zonave të banuara, ku jetojnë shumë të rinj, që merren me aktivitete të tilla, po ashtu është e lidhur me autostradën. Është shumë afër aeroportit dhe shumë afër portit”, tregoi Veliaj.

Në fund, ai tha se është momenti që të lihen pas histeritë dhe të ketë më shumë fokus te profesionet e së ardhmes. “Ftesa për sot është të bëjmë histori, jo histeri. Unë besoj se edhe në Izrael, edhe në Shqipëri, ne prodhojmë pa fund histeri brenda, por kur vjen puna te marrëdhëniet me jashtë duhet të prodhojmë histori; ndaj do të doja shumë që ta shfrytëzojmë këtë mundësi të jashtëzakonshme, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe janë vërtet 88 mundësi për të mbjellë 88 fidanë. E di që të gjithë bëjnë shaka me ato pemët e Lalit, por ata fidanë sot janë rritur, po bëjnë hije dhe në ditë si sot me shi, kur shohim si kanë çelur sythat, ia ka vlejtur fidani që mbollëm para 5-6 vitesh”, përfundoi Veliaj.

Pjesëmarrja nga pala shqiptare në javën e teknologjisë përfshin përfaqësues të institucioneve të qeverisjes qendrore dhe lokale, përfaqësues nga biznese të ndryshme, si sektori bankar, sektori i sigurimeve, agro-përpunimit, turizmit, shërbimeve dhe industrive përpunuese, si dhe përfaqësues nga institucionet akademike të arsimit të lartë.

 

 

Etiketa: java e tekonologjisëtel avivtiraneVeliaj


Ju sugjerojmë

Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

23 Janar, 2026 6:21 pm
TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
Bota

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

23 Janar, 2026 5:11 pm
Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën
Bota

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

23 Janar, 2026 3:49 pm
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
Bota

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

23 Janar, 2026 3:07 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Sherr në Kukës, dy kushërinj tentojnë të vrasin një person

23 Janar, 2026 3:04 pm
Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump
Sport

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump

23 Janar, 2026 2:12 pm
Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në
Bota

Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në

23 Janar, 2026 2:09 pm
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Goditën policen brenda në komisariat, arrestohen dy vajza

23 Janar, 2026 2:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump zbulon sa naftë ka marrë nga Venezuela: Ata do të bëhen të pasur

23 Janar, 2026 1:53 pm
Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës
Kryesore

Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës

23 Janar, 2026 1:24 pm
Para
Trafiku i drogës, goditet grupi i mafies shqiptare në Belgjikë. 18 të arrestuar

Trafiku i drogës, goditet grupi i mafies shqiptare në Belgjikë. 18 të arrestuar

Deputeti shqiptar në Suedi shpallet hero në Malin e Zi, shpëton foshnjën nga mbytja

Deputeti shqiptar në Suedi shpallet hero në Malin e Zi, shpëton foshnjën nga mbytja

Shqipëria vuan mungesën e punonjësve

Shqipëria vuan mungesën e punonjësve
















TE FUNDIT

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
23 Janar, 2026

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka akuzuar Bashkimin Evropian se dëshiron të zgjasë luftën në Ukrainë, duke argumentuar se vendet...

Lexo më shumë

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
23 Janar, 2026

Pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, njoftoi të enjten se e ka finalizuar një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të...

Lexo më shumë

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën
23 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një rishikim rrënjësor të marrëveshjes së mbrojtjes me Danimarkën, me synimin për të hequr të...

Lexo më shumë

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
23 Janar, 2026

Trupat daneze u urdhëruan të ishin gati me municione luftarake javën e kaluar kundër një sulmi të mundshëm amerikan ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com