Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Java e mundësive për shenjat, horoskopi rezervon një avantazh për secilën

2024/01/29 at 12:53 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Java e mundësive për shenjat, horoskopi rezervon një avantazh për secilën

Klima e javës paraqitet e qetë dhe frytdhënëse për shenjat e zodiakut. Bazuar në parashikimin e astrologes së “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri, shenjat i pret një javë plot ide, realizim qëllimesh dhe mundësi për të përmirësuar jetën e përditshme.


Tre ditët e para janë më të favorizuarat për të krijuar kontaktet e duhura që do të ndihmojnë në arritjen e synimeve.

Dashi – Periudha ju premton mbështetje ekonomike me qëllim që të realizoni synimet dhe qëllimet tuaja për zhvillim dhe përparim. Ekziston mundësia që këtë javë të gjeni mënyrën që të përmirësoni jetën tuaj të përditshme dhe të gjeni idetë e duhura që do ju nxjerrin nga një situatë që deri tani ju ka vënë në vështirësi. Fushat që fokusoheni gjatë periudhës që vijon dhe gjatë javës janë sfera profesionale, karriera dhe financat. Fokusohuni në detaje, gjeni idetë e duhura se do të krijohet mundësia të gjeni mbështetje dhe mbështetja ekziston te njerëzit e rrethit tuaj.

Demi – Keni mundësinë të realizoni qëllimin tuaj. Që në fillim të vitit e deri në maj keni mundësi të përfitoni në çdo drejtim, në jetën personale e profesionale. Është një periudhë zhvillimi e përparimi përmes ndryshimit. Kur doni të realizoni këto ndryshime, të jeni të bindur që i shërbejnë përparimit dhe zhvillimit tuaj dhe nuk është thjesht një kryengritje në një situatë ku ndiheni në presion sepse ndoshta nuk është siç e imagjinoni. Kjo javë, sidomos nga sot e deri të mërkurën është një javë shumë e mirë për të vepruar për plane lidhur me të ardhmen, për gjëra që kanë të bëjnë me çështje ligjore, për të përmirësuar jetën tuaj të përditshme, do të merrni lajme të mira nga larg që do ju ndihmojnë ose do ju japin zgjidhje për çfarë ju shqetëson. Pjesa e dytë e javës është frytdhënëse.

Binjakët – Keni gjithë shanset të merrni ndihmën dhe mbështetjen e duhur që kërkoni e cila mund të vijë  nga bashkëpunëtorët, bashkëshorti, një person i një shkalle të lartë sociale dhe do përbëjë një shtysë të mëtejshme në punën tuaj. Mund të jetë mbështetje reale ose psikologjike që do ju japë forcën që të kaloni në zhvillim dhe në përparim. Bëni kontaktet e duhura, sidomos sot e në fillim të javës, gjeni njerëz të zgjuar, java krijon mundësi për idetë e duhura dhe në fund të javës, përqendrohuni te vetja, mendohuni më thellë dhe përqendrohuni te mendimet dhe ana e brendshme sepse do të gjeni zgjidhet që kërkoni.

Gaforrja – Kjo javë ju jep mundësi të realizoni ose zgjidhni diçka që ju preokupon. Zgjidhja do të vijë përmes të dhënave, informacioneve që do të merrni nga njerëzit e rrethit dhe ambientit tuaj, por paralelisht duhet të këshilloheni me njerëz kompetentë për zgjidhjen e problemit ose çështjes. Këtë javë keni shanse dhe mundësi për të zgjidhur një çështje pune, të jetës së përditshme por edhe shëndeti. Përfitoni që sot dhe gjatë gjithë javës për të bërë e gjetur kontaktet dhe informacionet e duhura. Është një ditë shumë e mirë sot, 3-ditëshi dhe periudha që vijon për të vendosur një bashkëpunim ose marrëdhënie personale në baza më të forta për ta legalizuar, për të marrë vendime për të ardhmen, ta bëni serioze, të shkoni për një kurorëzim ose dasmë dhe është ditë shumë e mirë për një bisedë serioze.

Luani – Është momenti të kapni shanset dhe mundësinë që paraqiten që do ju japë ndihmën e duhur për jetën sociale, profesionale, karrierën por njëkohësisht është javë dhe periudhë e rëndësishme ku mund të harmonizoni jetën tuaj personale dhe profesionale. Sot është një ditë shumë e bukur për punën, jetën personale dhe jo vetëm për marrëdhënien, por për të afërmit, fëmijët që ju favorizon. Nëse jeni në kërkim të një pune, sot mund ta gjeni ose në përgjithësi java dhe ditët e para ju premtojnë ngritje në detyrë. Veproni deri të mërkurën. Në pjesën e dytë të javës do të krijohen mundësi dhe shanse për të rregulluar dhe përmirësuar kushtet tuaja në shtëpi që do funksionojnë pozitivisht në jetën tuaj në përgjithësi.

Virgjëresha – Është momenti të rregulloni, të trajtoni me sukses çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tuaja personale dhe bashkëpunimet. Nëse shihni se hasni vështirësi, ekzistonin më përpara dhe tani pengesa e vështirësi në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, java e periudha favorizon që t’i rregulloni dhe të bëni biseda e vendime sa më frytdhënëse që t’i vendosni në baza më të forta. Kjo mund të bëhet më mirë përmes një ekskursioni të vogël, një udhëtimi të shkurtër ku do vini më afër me njëri-tjetrin, do njiheni dhe përforcohet marrëdhënia. Është një periudhë ku duhet të bëni lëvizjet e duhura, të pranoni ftesat në fund të javës sepse periudha është edhe erotike.

Peshorja – Është momenti të zgjidhni çështje që  lidhen me shtëpinë, familjen, madje disa nga këto mund t’ju kenë shqetësuar edhe më parë. Në këto 3 ditët e para dhe në vazhdim do gjeni të ardhurat që ju duhen për të zgjidhur këtë problem familjar ose të lidhur me shtëpinë. Përfitoni nga kjo javë për të shfrytëzuar sa më mirë pronën tuaj. Mund të shisni, blini ose jepni diçka me qira, në kushte më favorizuese se sa në një periudhë tjetër. Është momenti të bëni një organizim më të mirë të jetës nëse shihni se diçka nuk ka shkuar siç dëshironi. Është momenti të gjeni mbështetje, jo vetëm tani por deri në maj kjo mund të vijë nga partneri, bashkëpunëtori por kërkojeni sepse do keni mundësi ta merrni dhe nuk do jetë vetëm psikologjike, por reale.

Akrepi – Gjatë kësaj jave krijohet mundësia që të ekuilibroni jetën tuaj profesionale, detyrimet që keni në punën tuaj së bashku me jetën personale, me të dashurit e të afërmit. Përpiquni ta kombinoni sa më mirë këtë fushë sepse një kombinim i mirë funksionon pozitivisht në psikologjinë tuaj, mund të funksiononi më mirë kur keni qetësi e kthjelltësi shpirtërore. Përfitoni për kontakte, biseda, negociata që do çojnë në realizimin e planeve dhe rritjen e të ardhurave, që do të jenë një nga preokupimet kryesore të javës. Paralelisht keni mundësi për një lidhje afektive serioze. Të tjerët janë gati t’ju ofrojnë ndihmë,  mjaf ta kërkoni ose pranoni.

Shigjetari – Është momenti të organizoni sa më mirë punën tuaj për ju që keni një biznes, mund të investoni që ta çoni në nivele më të larta dhe të shijoni frytet e punës. Kjo javë iu ofron mundësi të merrni të ardhura nga puna pas një periudhe që i jeni përkushtuar shumë. Për të tjerët që nuk kanë biznes, krijohet mundësia që të përmirësoni kushtet e jetesës, përditshmërinë, të gjeni një punë të dytë që t’ju sjellë të dytë ose të shpërbleheni nga puna që keni bërë periudhën e kaluar. Paralelisht kjo javë për ju që jeni në kërkim të një pune, jua ofron si mundësi. Është një javë e qetë por shumë frytdhënëse dhe produktive. Emri juaj qarkullon shumë mirë me njerëzit që ndani jetën e përditshme dhe kjo ofron kushtet për të përmirësuar jetën profesionale.

Bricjapi – Keni shanse shumë të mira në jetën personale, më në fund jeni çliruar nga Plutoni dhe prania e Uranit dhe Jupiterit në shtëpinë e pestë përbën një periudhë me shumë fat deri në maj. Kjo javë, sidomos sot dhe tre ditët e para ju krijon kushtet ideale për jetën personale, investim, realizimin e një vepre, jeni të pranueshëm nga të tjerët dhe mos u fokusoni vetëm në karrierë ose jetën sociale që në përgjithësi është prioritet për ju, por fokusohuni dhe në jetën personale. Jeni në një fazë shumë të mirë.

Ujori – Kjo javë favorizon sferën financiare me çështje që lidhen me shtëpinë, familjen, krijimin e folesë, ndryshime në shtëpi ose familje që mund t’i keni menduar edhe më parë, jeni përpjekur t’i realizoni por kjo javë krijon momentin. Mund të bëni shitje, blerje, investim, keni mundësinë që t’i shihni me mendje më të kthjellët, biseda të jetë me serioze, realiste dhe e qartë për qëllimin e atyre që dëshironi. Në disa raste, gjërat marrin zhvillim të tillë që ju çlirojnë nga një ankth. Si njerëz të zgjuar, krijohet mundësia që të krijohen idetë e duhura dhe mirë është që edhe të veproni.

Peshqit – Gjatë periudhës që vijon promovoni punën, planet dhe synimet tuaja. Këtë do ta bëni duke takuar njerëzit që ju duhen ose nëse jeni në kërkim të një personi për të lidhur jetën tuaj, dilni, shëtisni, udhëtoni, pra sa më shumë kontakte, jini sa më socialë dhe bëni veprimtari. Gjithë java dhe sidomos gjysma e parë mundëson njohje,  kontakte, takime që ndikojnë shumë pozitivisht në lodhje me planet tuaja dhe do të përbëjnë një ndihmë. Në pjesën e dytë të javës, ndiqni intuitën, realizoni kontakte me njerëzit e duhur që do ju japin ndihmën që kërkoni. Inutitën e përshtatshme do ta gjeni duke u izoluar  pak që t’i shihni gjërat sa më qartë dhe pa ndikimin e të tjerëve./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
Rajoni

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

13 Maj, 2025 4:05 pm
Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
Aktualitet

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

13 Maj, 2025 3:52 pm
Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Para
Keni një vizë amerikane? Ambasada e SHBA jep lajmin e rëndësishëm: Mund të udhëtoni drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur… 

Keni një vizë amerikane? Ambasada e SHBA jep lajmin e rëndësishëm: Mund të udhëtoni drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur… 

Vrasja e policit në Kosovë, Kurti: 30 persona të armatosur po qëllojnë ende drejt efektivëve tanë. Të dorëzohen

Masakra e Rugovës, Albin Kurti: Kosova nuk i harron e as nuk i fal krimet e kryera nga Serbia

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Laç, një person mbetet i bllokuar në automjet

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Laç, një person mbetet i bllokuar në automjet
















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
13 Maj, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur poshtë pretendimet se nuk do të shiten bileta për shqiptarët e Kosovës, për të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
13 Maj, 2025

Bashkimi Europian ka reaguar ditën e sotme lidhur me zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 11 Maji në Shqipëri. Përmes një...

Lexo më shumë

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
13 Maj, 2025

Me datë 16 Maj, drejtuesit e shteteve evropiane do të mblidhen në Tiranë në kuadër të Samitit Politik Evropian, së...

Lexo më shumë

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
13 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbërriti në kryeqytetin saudit, Riad, më 13 maj, duke shënuar fillimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com