Sateliti shkencor i NASA-s Erbs (Earth Radiation Budget Satellite), në orbitë prej gati 40 vitesh dhe jo më funksional, po bie në mënyrë të pakontrolluar drejt Tokës dhe hyrja e tij në atmosferë pritet në natën midis 8 dhe 9 janarit.
Sipas parashikimeve të NASA-s, anija kozmike, që peshon pothuajse dy tonë e gjysmë, duhet të shkatërrohet pothuajse plotësisht në përplasjen me atmosferën, por disa fragmente mund të arrijnë ende në tokë.
Sipas agjencisë amerikane të hapësirës “rreziku që dikush të goditet llogaritet në 1 në 9400”.
Sipas përllogaritjeve më të fundit që disponon Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, hyrja në atmosferë pritet në orën 00:40 me orën shqiptare të datës 9 janar, me një diferencë pak a shumë 17 orë.
Sateliti Erbs – I nisur në vitin 1984 me anijen Challenger, sateliti Erbs ishte projektuar për të funksionuar për dy vjet, por jeta e tij funksionale ishte shumë më e gjatë. Për 21 vjet, instrumentet e tij kanë mbledhur të dhëna për atmosferën dhe klimën, duke matur nivelet e ozonit, avullit të ujit dhe aerosoleve. Erbs pushoi së punuari në 2005, duke u bërë një nga mbeturinat hapësinore tani të shumta në orbitën e Tokës./Opinion.al