Bota

Japonia pas testeve të raketave ruse në detin e Japonisë: Moska të përmbahet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 15/04/22 |
Opi Nion

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi ka deklaruar në një konferencë për shtyp se Tokio është shqetësuar për testet e raketave lundruese të kryera nga Rusia në Detin e Japonisë.

Moskës i kërkohet të “përmbahet nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet në Azinë Verilindore” tha Hayashi teksa ritheksoi se Japonia “dënon fuqishëm” agresionin e Rusisë kundër Ukrainës pasi po “trondit themelet e rendit ndërkombëtar”.

Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Nobuo Kishi tha se Moska “po synon të tregojë forcën e saj në rajonin e Lindjes së Largët” dhe “modernizimin e fuqisë së saj detare”.

Të enjten, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një postim në faqen e saj zyrtare në “Facebook” tha se dy nëndetëse nga Flota e saj e Paqësorit testuan me sukses raketat e lundrimit Kalibr nga një pozicion nënujor në ujërat e Detit të Japonisë ku me shumë se 15 anije nga flota detare u bënë pjesë e stërvitjes./Opinion.al

Pas