Bota

Japonia kërkon turistë vendas, ofron zbritje prej 190 dollarësh në ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 02/06/20 |
el ida

Industria e turizmit në Japoni ka miratuar një paketë mbështetëse qeveritare për t’i ndihmuar firmat gjatë krizës së koronavirusit.

Detajet e fushatës ‘Go To Travel’ ende janë duke u përpunuar, por qeveria tha se do të përfshijë subvencione deri në 190 dollarë në ditë, të parashikuara përmes zbritjeve ose kuponave për hotele, restorante, transport dhe pikat turistike, për njerëzit që do të kryejnë udhëtime brenda Japonisë.

‘Fushata “Go To Travel” që është marrë në konsideratë nga qeveria japoneze, ka si qëllim stimulimin e kërkesës së brendshme të udhëtimit brenda Japonisë, pas pandemisë Covid-19 dhe mbulon vetëm një pjesë të shpenzimeve të udhëtimit vendas,’ – tha Agjensia e Turizmit të Japonisë në Twitter.

Për të marrë subvencionet, udhëtarët duhet të përdoren agjencitë vendase të udhëtimit ose të qëndrojnë në hotele lokale dhe bujtina japoneze. Fushata ka të ngjarë të fillojë në korrik, tha qeveria./Opinion.al

Pas