Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Japonia dhuron mjete të reja zjarrfikëse,Veliaj: Ndihmojmë zonat periferike dhe rurale

2023/02/01 at 4:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Japonia dhuron mjete të reja zjarrfikëse,Veliaj: Ndihmojmë zonat periferike dhe rurale

Japonia i ka dhuruar Tiranës dy mjete të reja zjarrfikëse, të cilat i shtohen stacionit të ri në Kinostudio.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mjetet e reja do i shërbejnë stacionit Zjarrfikës të Njësisë 4, pasi mbulon edhe zonat periferike dhe rurale të qytetit.

“Kemi jo vetëm një stacion zjarrfikës shumë dinjitoz për Kinostudion, por edhe mjete dinjitoze për të shërbyer në Njësinë 4, e sidomos në zonat rurale, ku janë problematikat më të mëdha. Me mjetet e reja dhe me ndërtesën e re puna bëhet më kollaj. Kemi kaluar disa sfida bashkë, si tërmeti dhe pandemia, por më kujtohen edhe vitet tona të para, kur punuam bashkë për të shmangur përmbytjet. Dje ishim te Lumi i Tiranës dhe shumë njerëz e kanë harruar sa kohë kalonin zjarrfikësit, duke nxjerrë ujin me pompa nga shtëpitë e përmbytura. Mos na dhëntë zoti sfida, por nëse na jep, jemi shumë më të përgatitur. Kjo falë edhe miqve shumë bujarë që kemi nga Japonia”, tha Veliaj.

Veliaj thotë se stacioni i ri zjarrfikës në Kinostudio mbulon edhe një pjesë të zonës malore të Dajtit, të Zallbastarit, Shëngjergjit dhe Krrabës, prandaj mjetet ‘katër herë katër’ janë të nevojshme për të kryer shërbimin e duhur për qytetarët.

“Ajo që kemi mësuar nga miqtë tanë japonezë, është fokusi te jeta. Aseti më i madh i qytetit janë qytetarët. Qytet pa zjarrfikës kemi pasur edhe më përpara, por qytet pa njerëz nuk kemi pasur. Bashkëpunimi me Japoninë, kjo dhuratë bujare, që besoj se është vetëm fillimi, na dëshmon se miqtë njihen në ditë të vështira. Kur punët janë mirë, kur kemi festa, të gjithë duan bileta. Asnjë nuk kërkon biletë kur ka përmbytje, kur ka zjarr, kur ka tërmet dhe pandemi. Se në atë lloj shfaqje mendojnë se do merren vetëm ata që do rrezikojnë jetën. Edhe në ato lloj ditësh na duhen miqtë”, tha Veliaj.

Ambasadori i Japonisë, Takada Mitsuyuki falenderoi kreun e Bashkisë për mbështetjen që Tirana i ka dhënë aktiviteteve japoneze gjatë gjithë kësaj kohe.

 “Kryetari është mbështetës i fortë i aktiviteteve tona në Shqipëri. Jam shumë i nderuar që sot ne ju sigurojmë dy mjete zjarrfikëse. Kjo është hera e parë që sjellim mjete të tilla direkt nga Japonia në Shqipëri. Ne jemi të angazhuar të vazhdojmë të mbështesim zjarrfikësit dhe nivelin e jetës në bashkinë tuaj dhe bashkitë e tjera në Shqipëri. Faleminderit shumë kryetar që e pranuat mbështetjen tonë”, tha ai./Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
Para
Disiplina pezullon trajnerin e Bylisit, e pëson edhe Kukësi

Disiplina pezullon trajnerin e Bylisit, e pëson edhe Kukësi

Dokumentet e klasifikuara, FBI kontroll në shtëpinë e Biden

Dokumentet e klasifikuara, FBI kontroll në shtëpinë e Biden

Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi

Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi

TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com