Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen këtë të martë, dhe Këshilli Bashkiak, e ka miratuar atë.
Arsyeja lidhet me vendimin e tij për të kandiduar si deputet në Qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 11 majit, çka mesa duket ka marrë dhe mbështetjen e drejtuesit politik Blendi Klosi dhe kryeministri Rama.
Malaj nuk është i vetmi kryebashkiak që do jetë në skuadrën e kandidatëve të Partisë Socialiste.
Tv Klan ka konfirmuar se dhe Ervin Demo, kryebashkiaku i Beratit që ka dhe drejtimin politik të këtij qarku, do të jetë kandidat dhe do të ndjekë të njëjtën procedurë si Malaj duke dhënë dorëheqjen të mërkurën.
Termet Peçi i Tepelenës është kryebashkiaku i tretë i konfirmuar nga Tv Klan se do të lerë mandatin si qytetar i parë i kësaj bashkie për të qenë në listat e kandidatëve për deputetë.