Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Janë të mbuluar me skandale korruptive”, Bardhi: Mazhoranca kërkon të shuajë zërin e opozitës në Parlament

2023/10/30 at 6:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Janë të mbuluar me skandale korruptive”, Bardhi: Mazhoranca kërkon të shuajë zërin e opozitës në Parlament

Në një prononcim për median jashtë Kuvendit, deputeti Gazmend Bardhi deklaroi se do të vijojë aksioni i krijimit të kaosit në Kuvend.

Pas përfundimit të seancës plenare, Bardhi u shpreh se mazhoranca është e mbuluar çdo ditë me skandale korruptive.

Sipas tij, kjo është arsyeja se përse po kërkohet që të shuhet zëri i opozitës.

Ai thotë se kurrë në historinë e Parlamentit, nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit ta shndërrojë veten në specialist arkive të një partie, duke injoruar kushtetutën dhe rregulloren e Parlamentit.

“Ju e dini që prej 3 javësh, mazhoranca e ka futur Kuvendin në një ngërç, duke pamundësuar funksionimin normal të Parlamentit. Me veprime të paprecedenta, duke nisur nga sjellja e Kryetares së Kuvendit, dhe më pas me vendime antikushtetuese, kanë marrë vendim për të asgjesuar opozitën në Parlament. Kurrë në historinë e Parlamentit, nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit ta shndërrojë veten në specialist arkive të një partie, duke injoruar kushtetutën dhe rregulloren e Parlamentit. Kurrë në historinë e Parlamentit, nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit të hedhë në votim të drejtat e opozitës dhe shumica parlamentare të votojë për asgjesimin e tyre.

Kurrë në historinë e Parlamentit, nuk ka ndodhur që të votohet për të rrëzuar kërkesat për Komision Hetimor, pa i dhënë të drejtën dhe mundësinë opozitës, për të folur dhe për të shpjeguar kërkesat e saj. Kurrë në historinë e Parlamentit, nuk ka ndodhur që mazhoranca t’i ketë diktuar opozitës, se me kë dhe si duhet të përfaqësohet në komisionet parlamentare. Kurrë në historinë e Parlamentit, nuk ka ndodhur që mazhoranca të rrëzojë brenda 1 viti, 8 kërkesa për komisione hetimore.

Pse e bën mazhoranca këtë sjellje? Janë shumicë në popull apo se po qeverisin mirë? Jo, e bëjnë sepse janë të mbuluar çdo ditë me skandale korruptive dhe duan të shuajnë zërin e opozitës në Parlament. Jua kemi bërë të qartë, ne duam që Parlamenti të funksionojë normalisht, por kjo nuk varet vetëm, nga opozita, por edhe nga mazhoranca. Mandatet e opozitës, janë mandate sakrifice, që janë fituar me votën e qytetarëve të ndershëm. Mazhoranca duhet të heqë dorë nga loja për të mos lejuar opozitën të përmbushë misionin e saj në një shoqëri demokratike”, theksoi ai./

Ju sugjerojmë

Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Kronikë

Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka

17 Shtator, 2025 9:40 am
Dumani:Asnjë vend i rajonit s’mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm,duhet të veprojmë..
Aktualitet

Sot hapet gara për kreun e ri të SPAK, mandati i Dumanit drejt përfundimit

17 Shtator, 2025 9:38 am
Green Coast Hotel MGallery Collection, ku Riviera Shqiptare takon “luksin e qetë”  
Aktualitet

Green Coast Hotel MGallery Collection, ku Riviera Shqiptare takon “luksin e qetë”  

17 Shtator, 2025 9:32 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë/ Dita e tretë e dëshmisë së James Rubin
Kryesore

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë/ Dita e tretë e dëshmisë së James Rubin

17 Shtator, 2025 8:56 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

17 Shtator, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

17 Shtator, 2025 7:56 am
Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij

16 Shtator, 2025 11:39 pm
Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?
-U tha në Opinion

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?

16 Shtator, 2025 11:07 pm
Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella
-U tha në Opinion

Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella

16 Shtator, 2025 10:59 pm
Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…
-U tha në Opinion

Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…

16 Shtator, 2025 10:46 pm
Para
“Si e merr guximin ti?”, Grushtet në seancë, deputetët konfrontohet në oborrin e Parlamentit (Foto)

“Si e merr guximin ti?”, Grushtet në seancë, deputetët konfrontohet në oborrin e Parlamentit (Foto)

“Ishte e përgatitur”, Çuçi për situatën në Kuvend: Skenar i opozitës

“Ishte e përgatitur”, Çuçi për situatën në Kuvend: Skenar i opozitës

E sheh Putinin si President të tij, Mali i Zi zgjedh kryetarin e ri të Parlamentit

E sheh Putinin si President të tij, Mali i Zi zgjedh kryetarin e ri të Parlamentit

TE FUNDIT

Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka

Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
17 Shtator, 2025

Ilir Meta ka bërë një kërkesë për lirim para gjyqtares Irena Gjoka. Te Gjoka, gjyqtare paraprake e çështjes ndaj tij,...

Lexo më shumë

Sot hapet gara për kreun e ri të SPAK, mandati i Dumanit drejt përfundimit

Dumani:Asnjë vend i rajonit s’mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm,duhet të veprojmë..
17 Shtator, 2025

Sot hapet gara për kreun e ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit është drejt përfundimit. Mbledhja do të...

Lexo më shumë

Green Coast Hotel MGallery Collection, ku Riviera Shqiptare takon “luksin e qetë”  

Green Coast Hotel MGallery Collection, ku Riviera Shqiptare takon “luksin e qetë”  
17 Shtator, 2025

Në brigjet e kristalta të Rivierës Shqiptare, ku ujërat e pastra përqafojnë peizazhet malore madhështore, hapet një kapitull i ri...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë/ Dita e tretë e dëshmisë së James Rubin

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë/ Dita e tretë e dëshmisë së James Rubin
17 Shtator, 2025

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të vazhdojë dëshminë në Gjykatën Speciale edhe këtë të mërkurë, më 17...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com