Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Janë fshehur viktimat e COVID”, Meta: Prokuroria të bëjë transparencë

2020/11/23 at 9:25 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Janë fshehur viktimat e COVID”, Meta: Prokuroria të bëjë transparencë

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj qeverisë, i cili pak ditë më parë deklaroi në emisionin “Opinion” se po fshihen shifrat reale të viktimave nga COVID-19.

Gjatë një interviste në “ABC News”, Meta është shprehur se Prokuroria i detyrohet popullit shqiptar që të bëjë transparencë në lidhje me numrin e vdekjeve nga koronavirusi.

Presidenti tha se ulja e rasteve me COVID-19 gjatë verës nuk u shfrytëzua siç duhet nga qeveria për të marr masat e e duhura për valën e dytë të pandemisë.

LEXO EDHE: Basha: Dokumenti nga morgu, nga 923 vdekje Covid janë raportuar 509

“Mendoj se prokuroria, i detyrohet popullit për të hetuar dhe për të verifikuar disa akuza konkrete të ngritura jo vetëm nga kryetari i opozitës, Basha që ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar, por edhe kryeministrit i takonte t’i bënte thirrje prokurorisë për të hetuar nëse ka pasur manipulim. Për ne është e rëndësishme, derisa të mbërrijë vaksina e vërtetë, më e mira për të përballuar këtë pandemi, është profesionalizimi, transparenca dhe besimi i publikut dhe kjo duhet të kërkohet nga qeveria dhe vetë kryeministri për një mbështetje sa më efektive nga të gjithë këtë periudhë të vështirë dhe dramatik.  Prokuroria e ka për detyrim ndaj popullit, duhet të hetojë edhe një falsifikim të thjeshtë, dhe jo në rastin kur ka një akuzë publike për një çështje të madhe që ka të bëjë me jetën e qytetarëve shqiptarë. Hetimi nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur por edhe parandalimin në të ardhmen dhe kjo do të ndihmonte për një shkundje të gjitha institucioneve, një bashkëpunim më efektiv, më të përgjegjshëm për të përballuar pandeminë. Për çështjen e metodologjisë mund të kishit pyetur drejtorin tim të ri të kabinetit, Panaritin, por unë mund të them se qeveria dhe kryeministri nuk janë në nivelin e duhur të përgjegjësisë qeveritare dhe personale në përballimin e pandemisë, madje nuk kanë qenë as në fillim të këtij procesi, ku unë kam bërë të gjitha përpjekjet duke mbledhur edhe këshillin e sigurisë për një klimë konsensusi dhe bashkëpunimi. U bënë shumë përpjekje për ta mbajtur situatën sa më të qetë, por për fat të keq nuk u ndoqën rekomandimet e OBSH-së, opozitës dhe presidenti prej kohësh, që kishin të bënin me rritjen e testimeve, gjurmimit dhe mbajtjes në kontroll dhe përgatitjen për valën e dytë, se u krijua ideja që me ngrohjen e temperaturave do të vendosej në kontroll dhe nuk u shfrytëzua si duhet kjo periudhë, duhet të ishim mbi 2 mijë shtretër, jo vetëm në Tiranë por edhe në spitalet rajonale, duhet të ishin pajisjet përkatëse, të oksigjenit, duhet të ishin porositur nga shteti. Unë nuk mund të them në mënyrë absolute që ka, apo që nuk ka, por derisa kryetari i opozitës ka dhënë disa evidenca dhe ka qenë i hapur, nuk më mbetet mua të jem hetuesi apo gjykatësi i vërtetës. Kam shumë respekt për mjekët, edhe sikur të kishte probleme” tha më tej Ilir Meta. Të thuash që mjekët, janë të blerë nga Rama? “Jo nuk e  mendoj”- tha Meta./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Gjoba në ditëlindjen e Bes Kallakut, Meta: Policët do të përfundojnë në…

Gjoba në ditëlindjen e Bes Kallakut, Meta: Policët do të përfundojnë në...

Di Maio: Rajoni i Adriatikut, shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Europës

Di Maio: Rajoni i Adriatikut, shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Europës

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com